E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, tenton të grabisë me armë lodër, arrestohet 22-vjeçari

Gazeta Shqip

Policia ne Durres, foto ilustruese

Policia ne Durres, foto ilustruese

Tenton të grabisë një të moshuar duke e kërcënuar me pistoletë lodër, përfundon në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, nga ku burimet policore sqarojnë se Besmir Vlashi, 22 vjeç, dyshohet se ka shkuar i maskuar në shtëpinë e E. R, 69 vjeçe dhe e ka kërcënuar me pistoletë plastike për ti vjedhur para.

Pasi ka hasur në kundërshtimin dhe rezistencën fizike të së dëmtuarës me të cilën është konfrontuar fizikisht, autori është larguar nga banesa pa mundur të marrë sende apo lekë. Pas njoftimit në kohë të bërë në Polici, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi për të vijuar më pas me kryerjen e veprimeve hetimeve e procedurale nga strukturat për hetimin e krimit”, bën të ditur policia.

Ndaj të riut rëndon akuza e vjedhjes me dhunë të mbetur në tentativë.

10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, tenton të grabisë me armë lodër, arrestohet 22-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›