E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i prostatës, gjendet gjeni vdekjeprurës: Mund të shpëtohen jetë

kancer-prostateBurrat me kancer të prostatës dhe një mutacioni gjenetik të trashëguar kanë formën më të keqe të sëmundjes, zbulon një hulumtim i fundit.

Gjeni BRCA2 është i lidhur me kancerin e trashëguar të gjirit, si dhe të prostatës dhe kancerin ovarian.

Tani shkencëtarët thonë se ka më shumë të ngjarë të preken nga kanceri i prostatës, burrat me BRCA2. Ata thonë se këta njerëz duhet të trajtohet shpejt për të shpëtuar jetën.

Ky studim tregon se mjekët duhet të marrin në konsideratë trajtimin e njerëzve me kancer të prostatës dhe gjenin BRCA2 shumë më shpejt se ata aktualisht bëjnë, jo duke pritur që sëmundja të zhvillohet.

Këta njerëz mund të përfitojnë nga një operacion i menjëhershëm ose radioterapi, edhe nëse sëmundja e tyre është në një fazë të hershme dhe normalisht do të klasifikohet si rrezik i ulët, në përputhje me studimin e fundit në ‘Journal of Clinical Oncology’.

Më shumë se 40.000 njerëz janë diagnostikuar me kancer të prostatës çdo vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›