E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, përdhunohet 12-vjeçari, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Devollit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të akuzuar për përdhunimin e të miturit

DEVOLL Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit, kur prindërit e një djali 12-vjeçar kanë denoncuar dy persona të cilët akuzohen se kanë kryer marrëdhënie me dhunë me të miturin. Disa orë më pas, pas një pune të mirëorganizuar, Policia e Devollit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të akuzuar për marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të mitur.

Denoncimi

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Devollit, përdhunimi i 12-vjeçarit Xh.Pajo ka ndodhur në datën 1 korrik, ndërsa dje është bërë denoncimi. Atë ditë i mituri ka qenë duke luajtur me dy fqinjët e tij, Eduard Bufi 19 vjeç dhe Romario Mulla 16 vjeç, dhe sipas dëshmisë së vogëlushit ata e kanë gënjyer duke e larguar nga shtëpia dhe e kanë çuar në një vend tjetër ku e kanë detyruar atë të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë. Edhe pse fillimisht familjarët nuk e kanë vënë re mungesën e djalit, ata kanë mësuar gjithçka pas rrëfimit të tij. Djaloshi iu ka treguar prindërve disa ditë më pas për ngjarjen e rëndë dhe këta të fundit nuk kanë nguruar që të shkojnë menjëherë në komisariatin e policisë së Devollit. Ngjarja ka qenë mjaft tronditëse dhe për uniformat blu të Devollit, të cilët kanë regjistruar denoncimin si dhe janë bazuar në dëshminë e vogëlushit, i cili e kishte të lehtë identifikimin e dy autorëve të ngjarjes, pasi me ta ishin komshinj. Ata kanë përfituar nga i mituri, e kanë gënjyer duke e larguar nga shtëpia dhe më pas kanë ushtuar dhunë mbi të. Më pas ata nuk kanë nguruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Arrestimi

Fill pas denoncimit, Policia e Devollit është nisur në drejtim të fshatit Bitinckë, ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të ngjarjes, Eduard Bufi 19 vjeç dhe

Romario Mullait 16 vjeç. Në momentin e arrestimit, dy të dyshuarit për këtë ngjarje nuk kanë bërë rezistencë, ndërsa familjarët kanë qenë të habitur pasi nuk kanë pasur dijeni për këtë ngjarje tronditëse. Tashmë ata akuzohen për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ndërkohë, vogëlushi 12-vjeçar do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli mjekësor, gjë e cila do të vërtetonte dhe dhunën e ushtruar ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›