E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Rrogozhine- Elbasan. Dy te vdekur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Rrogozhinë- Elbasan. Dhimitër Haxhillari 43- vjeç dhe Leonidha Kote 50- vjeç kanë qene duke udhëtuar e një automjet BMW me targa të huaja kur janë përplasur me një fuoristradë me targa të Elbasanit dhe më pas me një kamion me targa të Korçës, drejtuesit e të cilëve kanë marrë vetëm plagë të lehta.

Pas hetimeve paraprake në vendin e aksidentit rezulton se ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit BMË Dhimitër Haxhillari që ka shkaktuar humbjen e kontrollit dhe më pas përplasjen me dy automjetet e tjera. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›