Meksikania u përpoq ta nxirrte burrin nga burgu me valixhe
Meksikania e vetmuar u përpoq ta “nxirrte” bashkëshortin e saj nga burgu në Chetumal të Meksikës me anë të valixhes.
Ajo u arrestua pasi rojet e burgut vërejtën se 19 vjeçarja, Maria del mar Arjona dukej nervoz derisa tërhiqte valixhen e saj goxha të rëndë dhe të fryrë pas vizitës së bashkëshortit në burg, shkruan The Guardian.
Menjëherë e ndaluan dhe në valixhe gjetën të burgosurin Juan Ramirez Tijerin i strukur në formë të fetusit.
Kjo përpjekje e pazakontë për arratisje nga burgu ndodhi në shtetin meksikan Quintan Roo në Karaibe. Ramirez është i dënuar me 20 vjet burg për shkak të posedimit ilegal të armëve, ndërsa ende nuk dihet se për çfarë do të akuzohet Arjona.