E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucioni dy ne pranga ne Kamez

TIRANE - Oficeret e Antitrafiqeve ne vazhdim te operacionit te javes se kaluar gjate te cilit u arrestuan kater persona per shfrytezim dhe ushtrim prostitucioni organizuan dje nje tjeter aksion duke vene ne pranga dy te dyshuar te tjere. Sipas policise se kryeqytetit eshte arrestuar me akuzen per shfrytezim prostitucioni shtetasi Faket Begani 21 vjec dhe nje vajze 17-vjecare me iniciale K.V e cila akuzohet per ushtrim prostitucioni. Dy te rinjte u ndaluan pasditen e djeshme ne afersi te zones se Treshit prane Ktheses se Kamzes ne baze te hetimeve qe u kryen pas arrestimit te kater personave te tjere per te njejten akuze. Dy personat e ndaluar dje jane pjese e te njejtit grup ku u arrestuan dy tutoret dhe dy vajzat qe ushtronin prostitucion vajza me iniciale Z.M. 21 vjec dhe F.C. 17 vjec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›