E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori ryshfet pranga sekserit te legalizimeve

TIRANE - Arrestohet ne flagrance ne afersi te Stacionit te Trenit prane godines se ALUIZN-it ne Tirane nje person i dyshuar si sekser i legalizimeve. Policia tha dje se Halim Koni ra ne pranga pasi i mori nje qytetari 300 mije leke te reja. Kjo shume ishte kerkuar te paguhej nga pronari i nje vile 3-kateshe ne periferi te Tiranes ne menyre qe te pershpejtoheshin procedurat e legalizimit te prones se tij. Policia e kryeqytetit tha se rreth ores 1500 u arrestua gjate nje operacioni te Antikorrupsionit te koduar Vila 47-vjecari Halim Koni. Ndaj tij u ngrit akuza e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Sipas policise Koni u kap ne flagrance ne momentin kur pronari i shtepise qe do te legalizohej po i dorezonte parate e kerkuara ne menyre qe ai te nderhynte tek zyrtaret e ALUIZN-it dhe Hipotekes per legalizimin e godines 3-kateshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›