E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen vellezerit e kerkuar per trafik droge

TIRANE - Dy vellezer te kerkuar per trafik lendesh narkotike u arrestuan mbremjen e djeshme ne banesen e tyre ne rrugen Myslym Shyri. Policia e Tiranes njoftoi mbreme se gjate operacionit te koduar Brava e fundit oficeret e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit arrestuan Etgar dhe Nertil Mema perkatesisht 31 dhe 26 vjec te cilet me 2 qershor te ketij viti jane denuar ne mungese nga Gjykata e Krimeve te Renda nga 7 vjet e gjysme burg secili per akuzen e trafikut te lendeve narkotike. Policia tha se rreth dy vjet me pare oficeret e Antidroges zbuluan nje sasi prej rreth 150 kilogramesh bime narkotike qe u perkiste dy vellezerve Mema. Sipas policise se kryeqytetit gjate kontrollit ne banesen e tyre ne fund te rruges Myslym Shyri u gjeten dhe u sekuestruan disa sende te dyshimta si celesa per brava te blinduara si dhe pajisje qe perdoren per hapje bravash te blinduara. Grupi hetimor sqaroi se po verifikohet implikimi i tyre edhe ne disa raste vjedhjesh banesash qe kane ndodhur kohet e fundit ne disa zona te kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›