E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll, vetëdorëzohet vrasësi i tre vëllezërve

është vetëdorëzuar pas katër ditësh kërkimesh, autori i vrasjes së tre vëllezërve në fshatin Vidohovë në Devoll.
Megjithëse ishte kërkuar në Greqi, Besim Karaj është ndaluar në Fushë Krujë, pak kilometra larg Tiranës, pasi ishte rrethuar nga policia.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë kur Besim Karaj qëlloi me breshëri automatiku tre vëllezërit, Xhulian, Taulant dhe Etlevan Mulliri.
Dy prej vëllezërve mbetën të vdekur në vend ndërsa më i vogli prej tyre ndërroi jetë një ditë më pas në spital.
Sipas policisë motivi i këtij krimi ishte lidhja intime e njërit prej vëllezërve me bashkëshorten e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›