Vetëdorëzohet vrasësi i 3 vëllëzërve Mulliri
FUSHE KRUJE- Vetëdorëzohet në komisariatin e Fushë Krujës, Besim Karaj autori i vrasjes së tre vëllezërve Mulliri. Policia kishte informacione për vendodhjen e Besim Karaj në zonën midis Lacit dhe Lezhë, ku dhe ishin shtuar forcat e policisë në këtë zonë. Ndërkohë sot rreth orës 15. 20 min, Besim Karaj është paraqitur pranë forcave të Policisë në Fushë Krujë ku dhe është vetëdorëzuar duke pranuar vrasjen e tre vëllëzërve Mulliri në Vidohovë të Korcës. Lajmin e konfirmoi për ne gazetarja jonë në Korcë, Enkelejda Skënderasi.(vazhdon)