Devolli arrestohen 4 te rinj per trafik armesh

ELBASAN - Jane vene ne pranga 4 te rinj qe trafikonin arme te llojeve te ndryshme ndersa policia i arreston gjate shitjes.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Elbasanit konfirmuan se ne bashkepunim me Prokurorine si dhe specialistet kunder krimit te organizuar dhe krimeve te renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane vene ne pranga nje grup qe akuzohet per trafik armesh dhe municioni luftarak.
Sipas Drejtorit te Policise Jashar Vreka operacioni i koduar Devolli u finalizua gjate oreve te nates por puna per kapjen e grupit kishte nisur jave me pare dhe me ane te metodave speciale te hetimit u arrit te sigurohen provat e mjaftueshme dhe te kapen ne flagrance autoret e kesaj vepre penale.
Ne perfundim te ketij operacioni jane arrestuar si persona te perfshire ne te shtetasit Ervin Besim Basha 27 vjec i denuar me pare per vepren penale trafikim femrash Ardis Fadil Cekrezi 21 vjec i denuar me pare me 4 vjet burg Altin Alemi Beqiri 21 vjec dhe Sokol Ismail Hoti 23 vjec.
Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar 4 pistoleta Zastava 6 automatike Kallashnikov 180 fisheke si dhe nje sasi farash lende narkotike kanabis sativa. Burime hetimore bene te ditur se vazhdon puna e metejshme per zbulimin e plote te aktivitetit kriminal te ketij grupi dhe per kapjen e bashkepunetoreve te tjere. Mesohet se nje pjese e armeve jane te mirembajtura nga depot e vitit 1997. Gjithsesi po hetohet mberritja e armeve te tjera ne duart e te rinjve. Keta te fundit gjenin tregun e armeve ne Elbasan-Durres dhe ne Maqedoni. B.Nergjoni