E Diel, 1 Nëntor 2026

Dezer: BE e dëshiron “kombinacionin fitues” për Beogradin dhe Prishtinën

Shefi i delegacionit të BE në Serbi, Vensan Dezer ka thënë sot se BE dëshiron që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë zgjidhje që do të ishte “kombinacion fitues” për të dy palët dhe ka vlerësuar se raundi i ardhshëm i dialogut në Bruksel, më 29 mars, do të jetë me rëndësi vendimtare.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, Dezer ka theksuar se u mbetet të dy palëve të gjejnë zgjidhej të tillë, e nuk i mbetet BE që ta imponojnë. “Duhet të shohim përparim, duhet të gjejmë zgjidhje që do të jetë e kënaqshme për të dy palët. Dëshirojmë të shohim zgjidhje që do të ishte kombinacion fitues edhe për Prishtinën edhe për Beogradin”, ka thënë ai, transmeton RTK-ja.

Duke rikujtuar se këto ditë po zhvillohen bisedime intensive dhes e raundi i ardhshëm i dialogut, më 20 mars do të jetë me rëndësi vendimtare, Dezer ka shfaqur shpresën se gjatë përgatitjes së këtij takimi dot ë arrihet afrimi i qëndrimeve.

”Ekzistojnë zgjidhej juridike që lypset definuar, e ekzistojnë edhe kufizime kushtetuese në të dy palët. Kjo është rrugë tjetër, ama rrugës cilës duhet ecur” ka theksuar Dezer .

Pyetjes nëse mund t’i komentoj theksimet e shtypit se Ketrin Eshton e ka përgatitur planin të cilin do t’ua prezantojë të dy palëve, Dezer i është përgjigjur se “nuk i mbetet BE të imponojnë çfarëdo zgjidhje as njërës nga palët”.

Sipas tij. Zgjidhjet duhet të jepen nga Beogradi dhe Prishtina, të cilët duhet të bisedojnë e të merren vesh, dhe në atë mënyrë të gjejnë zgjidhje të pranueshme. “Ne jemi aty për të ndihmuar, të lehtësojmë, ndoshta të sugjerojmë ndonjë lloji zgjidhje ekzekutuese dhe juridike të qëndrueshme, të shohim si dot ë mund ta arrijnë palët dhe a mund ta zbatojnë sepse zbatimi gjithashtu dot ë jetë me rëndësi vendimtare” ka përfunduar Dezer. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›