E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhëndrri i bin Laden-it shpallet i pafajshëm

Dhëndrri i liderit të Al-Kaedës, Osama bin Laden-it është shpallur i pafajshëm për komplot të amerikanëve. Në një seancë të mbajtur në një gjykatë të Nju Jorkut, Sulaiman Abu Ghaith është shpallur i pa fajshëm për akuzat e ngritura.

Zyrtarë amerikan kanë njoftuar për arrestimin e Ghaith-it të enjten, i cili ishte zëdhënës i Al-Kaedas pas sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2011.

Ai është shpallur i pafajshëm që në seancën e parë dëgjimore të premtën në Nju Jork, për akuzat për krijimin e konspiracioneve për vrasjen e qytetarëve të SHBA-ve.

Prokurorët thanë se në evidencën e provave kundër Ghaith posedojnë të dhëna në forma audio edhe video. Ghaith është arrestuar në Jordani dhe është dërguar në Nju Jork pas një qëndrimi në Turqi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›