SHBA dënon rrëzimin e avionit turk

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka dënuar rrëzim e aeroplanit luftarak turk mbi Mesdhe duke e cilësuar si të papranueshëm këtë veprim të Sirisë
Klinton, në një deklaratë, tha se ky është “një reflektim tjetër i mospërfilljes që autoritetet siriane u bëjnë normave ndërkombëtare, jetës së njeriut dhe paqes e sigurisë”.
Klinton ka thënë se ka folur me homologun turk, Ahmet Davutoglu dhe i përcjellë atij “shqetësimet serioze” të SHBA-së.
Davutoglu tha të dielën se forcat siriane kanë qëlluar një aeroplan luftarak turk në hapësirën ajrore ndërkombëtare, pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore siriane.
Ambasadorët e NATO-s do ta diskutojnë këtë çështje të martën.