Mursi: Do jem president i të gjithëve

Mohamed Mursi, islamiku i parë që zgjedhet president i Egjiptit, tha se do të jetë një lider për tërë vendin.
“Unë do të jem president për të gjithë egjiptianët”, ka thënë Mursi për televizionin kombëtar.
Ai tha gjithashtu se “revolucioni vazhdon derisa nuk përmbushen të gjitha kërkesat”, dhe premtoi se Egjipti do të respektojë të gjitha traktatet ndërkombëtare.
Komisioni Zgjedhor theksoi se Mursi ka fituar 51.7 për qind të votave kundrejt rivalit, ish kryeministrit në kohën e Mubarakut, Ahmed Shafik, i cili mori 48.3 për qind.
.