Dezerton Kryeministri sirian, largohet nga Qeveria Hijab
Televizioni shtetëror i Sirisë tha se është shkarkuar Kryeministri i vendit, pas raporteve se Rijad Hixhab ka dezertuar në Jordani. Burime jozyrtare jordaneze kanë konfirmuar se Hixhab ka ikur bashkë me familjen e tij. Hixhab, ish- Ministër i Bujqësisë, është emëruar Kryeministër më 23 qershor.
Ai konsiderohet një nga dezertuesit e nivelit më të lartë deri tani.Ndërkohë, një bombë ka goditur katin e tretë të ndërtesës së televizionit shtetëror në Damask duke shkatërruar disa zyra dhe plagosur të paktën tre punonjës, ka bërë me dije vetë televizioni shtetëror.
Shpërthimi është i fundit në Damask, në atë që duket të jetë një valë e sulmeve vetëvrasëse dhe shpërthimeve tjera në muajt e fundit derisa lufta civile në vend ka eskaluar dhe kryengritësit janë forcuar në taktikat e tyre.