E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët e paligjshëm, policia greke vazhdon operacionin

Policia greke në ditën e tretë po vazhdon operacionin me emrin e koduar “Zeusi”, për luftimin e emigracionit të paligjshëm.
Forcat policore po veprojnë në qendër të Athinës dhe posaçërisht në zonat rreth sheshit Omonia, në Monastiraki dhe Vathi, si dhe në Platia Lavriu dhe Pedion Areos.
 

Sipas mediave greke që citojnë burime nga policia, personat nuk kanë dokumente të rregullta qëndrimi dërgohen në qendra grumbullimi, ku do të mbahen deri në momentin e deportimit të tyre në vendin e origjinës.

“Zona e Omonias është shndërruar në një qendër veprimtarish të paligjshme, ndërsa janë krijuar edhe vende për tregëtarët e drogës. Përballë kësaj gjendjeje tragjike, qeveria dhe unë personalisht, nuk mund të qëndrojmë symbyllur” tha ministri i Mbrojtjes së Qytetarit dhe Rendit publik, Nikos Dendias.
 

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së shtunë dhe zbatimit të operacionit në në qendër të Athinës u shoqëruan në rajonet e policisë për verifikim dokumentash me shume se 6 mije shtetas të huaj, nga të cilët, 1.130 u arrestuan ngaqë nuk përmbushnin kushtet për qëndrim të ligjshëm në Greqi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›