E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton, takim me Mandelën në shtëpinë e tij

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka takuar ikonën e Afrikës Jugore, Nelson Mandela.

Ajo bashkë me një grup të vogël ka fluturuar të hënë në shtëpinë e 94 vjeçarit në fshatin Kunu, ku kanë zhvilluar bisedime në një drekë private me Mandelan dhe gruan e tij Graca Mashel.

Ish presidenti i Afrikës së Jugut ka shtëpi në Johanesburg dhe në Kunu. Në vitet e fundit ai ka qëndruar më shpesh në fshat dhe në muajin maj, u bë e ditur se do të qëndrojë atje gjithnjë.

Mandela është një laureat i çmimit Nobel dhe ka kaluar 27 vjet në burg në luftë kundër regjimit racist.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›