E Diel, 1 Nëntor 2026

Dha deshmi te rreme, akuza kerkon “arrest me burg”

Tirane- Deshmitari qe dha deshmi te rreme dy dite me pare ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne procesin e “Bandes se Durresit”, rrezikon te mbetet ne qeli deri ne perfundim te hetimeve. Prokuroria e Tiranes ka derguar dje materialet ne gjykaten e Tiranes, ku kerkon caktimin e mases se sigurise “arrest me burg”, per Edmond Quken. Pritet qe masa te jepet diten e sotme nga gjyqtari i gatshem Agim Bendo. Quka gjate deshmise se dhene para gjykates ka mohuar se ne automjetin tij tip fugon, ne vitin 2000 te kene hipur dy te pandehurit Indrit Tuallai dhe Endrit Dokle. Ne vend te dy te pandehurve ai ka permendur se ka qene i vellai i Klodian Saliut, se bashku me te, te dy tashme te vdekur. Mesohet se deshmia e rreme eshte dhene nga deshmitari pas nderhyrjeve te disa prej avokateve, perpara se te niste procesi ne ngarkim te “Bandes se Durresit”. Deshmitari pohoi se kishte marre ne telefon prokurorin e ceshtjes, por mohoi serish qe ishte kercenuar. Quka akuzohet nga prokuroria e Tiranes se ka konsumuar vepren penale te “deshmise se rreme”, veper qe denohet deri me 7 vjet burgim.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›