E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy dekada nga rrëzimi i perdes së hekurt të komunizmit

Kjo ngjarje hoqi perden e hekurt që izolonte vendin tonë prej dekadash me botën e lirë. Data 2 korrik u parapri nga disa përleshje mes kundërshtarëve të regjimit komunist dhe pasuesve besnikë të Sigurimit të Shtetit. Jozyrtarisht thuhet se gjatë qershorit të vitit 1990 pati edhe një numër të vrarësh që tentonin të kalonin kufirin.

Shqiptarët e parë shkuan në ambasadën greke më 20 qershor 1990, një grup prej 15-20 vetash. Më pas, ambasadat e Egjiptit, Italisë, por edhe e Francës, ishin destinacionet e radhës për shtetasit shqiptarë që kërkonin t’i shpëtonin regjimit komunist.

Radha ishte e Ambasadës gjermane që të hapte dyert për shqiptarët, murin rrethues të së cilës e shembi një “Skoda” me një numër të konsiderueshëm personash që kërkonin azil politik. Ngjarja u përshëndet menjëherë nga qeveria e Bonit, e cila i konfirmoi mbështetjen azilkërkuesve shqiptarë.

Hyrja në ambasadat e huaja në Tiranë vijoi edhe pas datës 2 korrik, nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›