E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shpërthimi,pasojë e pakujdesisë së ekstremistëve serbë"

“Ka qenë kërkesë e ICO-së që të hiqet tabela, por ne kemi insistuar se as tabela nuk hiqet dhe as punëtorët nuk kthehen. Aty janë 10 punëtorë, janë dy policë brenda dhe të tjerët që i sigurojnë. Duhet të vazhdojmë së insistuari që ajo zyrë të mos mbyllet dhe që të mos jepet një mesazh i keq, pavarësisht a kërkon ICO-ja apo ndokush tjetër. Bashkërisht është marrë ky vendim dhe nuk ka tërheqje prapa”, është shprehur ministri Rexhepi. “Sa na përket neve, jemi të gatshëm për të vazhduar në atë drejtim, me çdo çmim”.

Hetimet e para policore, sipas Rexhepit, kanë treguar se shpërthimi që ka ndodhur në veri të Mitrovicës është pasojë e pakujdesisë së ekstremistëve serbë të cilët, sipas ministrit, dyshohet se kanë qenë duke qarkulluar me armatim gjatë kohës kur po protestohej kundër hapjes së zyrës së Qeverisë së Kosovës për regjistrim civil.

Me tensionimin e situatës në Mitrovicë, forca të mëdha të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë mobilizuar për mbajtjen e situatës nën kontroll, ndërsa nga ajri janë angazhuar edhe helikopterë të KFOR-it

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›