E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gerdeci”, deshmojne ish-zyrtaret e ministrise

Tirane- Dy persona kane dhene deklarimet e tyre ne seancen e radhes ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e Gerdecit. Elmaz Leci, ish-drejtor i Kabinetit te ministrit te atehershem te Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi dje se kompania Meico i kishte percjelle ministrise nje memo, ku jepte propozimet e saj per procesin e demontimit te municioneve luftarake. Sipas deshmitarit, memo ishte pergatitur nga ndermarrja shteterore tregtare Meico. Gjate seances se djeshme deshmoi edhe Ylli Bregu, ish-punonjes ne Zyren e Finances ne Ministrine e Mbrojtjes. Bregu deklaroi perpara trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado se komisionit te ngritur ne Ministrine e Mbrojtjes, iu kerkua nga kompania Meico shitja e municioneve me cmime me te uleta nga ato te meparshmet ne procese te ngjashme. Sipas tij, kerkesa nuk u mor parasysh pasi Meico nuk kishte bere shpjegimet e duhura. Te pandehurit e ketij procesi akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per tragjedine e Gerdecit te ndodhur me 15 mars te vitit 2008, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›