E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe maskaradës i vjen fundi, fitues është..., Saimir Tahiri

03-03-2012 / Gazeta 55

-- Blendi Klosi: Fitues do jetë Tahiri, sido që të votoni ju


Socialistët kanë zgjedhur sot kreun e ri për PS-në e Tiranës. Saimir Tahiri ka rezultuar fitues pas zgjedhjeve të mbajtura sot, ku morën pjesë 520 anëtarë të Asamblesë nga 620. Tahiri ka marrë 390 vota, kundrejt 153 votave në favor të Ilir Zelës, ndërsa 6 fletë janë shpallur të pavlefshme. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, deputeti socialist është shprehur se gara tregoi mënyrën se si funksionojnë gjërat në Partinë Socialiste. “Ishte garë e hapur dhe transparente. Rezultati na bën më të fortë për të përballuar sfidën e radhës, zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, të cilat do socialistët do t’i fitojnë”- tha Tahiri për mediat.


Blendi Klosi: Fitues do jetë Tahiri, sido që të votoni ju


Sekretari organizativ Blendi Klosi gjatë fjalës së tij hapëse u shpreh se në Partinë Socialiste ka vend për të gjithë dhe se dy kandidatët kanë platforma serioze dhe se ata kanë përcjellë mesazh të qartë duke shtuar në vijim se fitorja vjen nga Tirana. Por, ajo që s’mundi të sqarojë dot Klosi ishte nëse gara do ishte vërtetë demokratike dhe konkurruese, apo do ishte shëmbëlltyrë e maskaradës së 3 viteve më parë ndërmjet Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit. Padyshim, sepse mesazhi që ai i dha anëtarësisë me të drejtë vote, ishte: “votoni si të doni, por fitues do shpallet Saimir Tahiri”! Kuptohet se askush s’e kishte marrë seriozisht këtë garë elektorale, për faktin e vetëm se nuk ishte aspak e tillë, por gjithsesi dy kandidatë bënë sikur garuan për të mbuluar falsitetin, ndërsa me urtësinë më të madhe, Ilir Zela shumë herë më i pjekur politikisht se ushtari i Ramës, Tahiri, uli kokën dhe pranoi të bëhej një kandidat kukull në mënyrë që i komanduari nga lidershipi të vazhdojë procesin e zhbërjes së degës së Tiranës. “Të dy kandidatët dëshmojnë se e duan PS, e cila ka 20 vjet që drejton dhe është forca më e madhe politike në vend, siç e duan që ata kanë vite që e kanë kontribuar. E duan Partinë Socialiste anëtarët e saj. Forca jonë do jetë e gatshme të japë kontributin për këtë qytetet. Të dy kandidatët dëshmuan se janë përfaqësues të gjithë brezave të PS. Dëshmuan se PS ka vend për të gjithë brezat. PS është streha e tyre që duan një qeverisje më të mirë për të gjithë qytetarët. Fitorja vjen nga Tirana siç thotë Iliri dhe duhet shumë punë siç thotë Saimiri”- u shpreh ai në çeljen e votimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›