Dhe themi pastaj pse mbetëm vetëm në fukarenj në Europë
Shtypi dje botoi lajmin që në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme shteti shqiptar do t’i paguajë firmës amerikane “General Electric” 10 milionë dollarë gjobë si pasojë e prishjes së kontratës për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Lajmin e konfirmoi dhe kreu i Avokaturës së Shtetit, Eduard Halimi. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dërguar vendimin e saj në Ministrinë e Transporteve që në mesin e muajit shkurt të këtij viti, ndërsa vetëm dy javë më parë Avokatura e Shtetit ka marrë përgjigje mohuese (në mënyrë përfundimtare) lidhur me mundësinë e rishqyrtimit të çështjes.
Ja të tillë shtet kemi. Shifni cfarë punësh bëjnë. Mirë që vjedhin vetë, po në si popull duhet të opaguajmë edhe të huajt për gabimet e këtyre palaco qeveritarëve. Domosdo, së nuk i kanë paratë e tyre, paratë tona janë. Dhe themi pastaj pse mbetëm vetëm në fukarenj në Europë.