Nevoja për të shkuar përtej denoncimeve dhe citimeve
Përshëndetje Shekulli. Ju përgëzoj për disa nga qëndrimet e kohëve të fundit. Ju lexoj me ëndje sepse disa herë dini të shkoni përtej denoncimit. Kam pershtypjen që gazetaria shqiptare shpesh ka ngecur vetëm në fazen e citimit. Dhe asnje hap pertej kesaj.
Mirepo, kjo nuk është dhe aq e begatshme, nuk sjell aq dobi. është mire të thuash “Gimi, ti sot bere gabim”, por një gazetar i afte i hyn me themeli kesaj pune: Pse ka bere gabim Gimi ? C’e ka shtyre ? çfarë janë arsyet e gabimit të Gimit ?
Per një gazetar, ndoshta kjo mund të duket e tepert. E ç’pune ka gazetari të thote ç’duhet bere, mund të thote dikush. OK. Ashtu qofte. Por ama, gazetari e ka për detyre t’i shkoje deri në fund një problemi. Dhe kur ligjvenesit apo njerezit e thjeshte të lexojne artikullin e tij, ata do të jene të njohur vertete me tere dosjen e shqyrtuar. Dhe keshtu, ata do të thone me vete : e po në keto kushte, duhet bere keshtu. Dhe e bejne, ose nuk e bejne.
Nese e bejne, gazetari do të jete i nderuar sepse ndihmoi vendin e vet për diçka me të mire. Nese nuk e bejne, gazetari do të duhet t’i hyje një studimi tjeter : perse keta ligjvenes dhe ky popull nuk vepron, edhe pasi une ua shtrova problemin në pjate ?