E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk është fjala për pronesi por për një marredhenie speciale

Në një botë me njerez dhe informacjon të lire rreziku i të rënit në klishe është goxha i lartë. Mua me vjen mire kur degjoj shoqen që u thote të tjereve: “Gjoni im”. Ketu nuk është fjala për “pronesi” por për një marredhenie speciale dhe ekskluzive të ndertuar gjate kohes që kemi jetuar bashke.

Une nuk kam qenë krejt i pergatitur për jeten familjare dhe sot nuk me vjen mire të kujtoj së si as nuk me shkonte mendja kohet e para për të ndihmuar në punet e familjes, nderkohe që jashte familjes me binte vertet bretku (emigrant hesapi) për ti siguruar familjes mjete jetese dhe të ardhme.

Nga ana tjeter nuk me vjen aspak mire që sado pak pune shtepie të mbeten për të bere në të dy (une dhe ime shoqe) ajo ka mentalitetin e pjestimit absolutisht për dy të çdo pune shtepiake. Duhet të them qe, kur une merrem me një pune shtepie ajo gjithnje ben një pune tjeter qofte për të dyten here, meqe ka qelluar edhe pak si teper e dhene mbas rregullit.

Megjithate une e shoh këtë “mangesi” me tolerancen që ajo me ka mesuar kur i duhej të bente çdo gje vete… Me ka qelluar shpesh të shkoj në Arabine Saudite për pune dhe e kam pare me syte e mi së sa e trishtuar është pamja e një vendi dhe e një shoqerie në të cilen burrat ja kanë arritur me në fund të mbyllin 100% të grave në shtepi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›