Diploma ime nuk vlen pëer gjë, nëse vazhdon kjo histori
Nëpër kafenetë dhe vendtakimet e mësuesve dëgjon biseda dhe debate së sa ka shkuar çmimi i një vendi pune si mësues apo si drejtor. Gjithashtu çmimet varjojnë edhe sipas largësisë nga qyteti. Për shembull një vend pune si mësues në fshatrat e largët shkon rreth dy milionë lekë të vjetra.
Në rrethinat e qytetit rryshfeti duhet të jetë disi më mirë sepse komoditeti paguhet dhe shkon tre milionë lekë të vjetra. Ndërsa për një vend pune si mësues në qytet çmimi kap shifra si pesë apo gjashtë milionë lekë të vjetra, varet sipas shkollës.
Pra në këtë vit të ri shkollor qenkan “rritur çmimet” në krahësim me vitin e kaluar.. Unë që po shkruaj shqetësohëm për të ardhmen time sepse nesër do të kem një diplomë në dorë që nuk do më vlejë për asgjë po vazhdoi kështu ky vend.