Pushteti në “pamundësi” për tu marr me problemin, merret me televizione

Komuna e Mitrovicës, patë larguar aparaturën e Radio Televizion “Mitrovica” nën pretendimin që lokalët ku vepron ky medium kanë qenë të uzurpuara. Ndërsa, gjykata ka dhënë një vendim në favor të RTV “Mitrovica”, që mediumi të qëndroi aty ku ka vepruar për 15 vite. Por, pas vendimit të gjykatës. në kundërshtim me të, Kryetari i Komunës së Mitrovicas u ka lëshuar vendim disa personave me të meta fizike për të shfrytëzuar lokalet e RTV Mitrovica.
Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar deputeti i AAK-së Daut Haradinaj. Ai tha për Indeksonline se ekzekutivi lokal dhe qendrorë i vendit , duhet të jetë i kujdesshëm me qytetarët të cilët angazhohen për informimin e drejtë të qytetarëve në qytetin e Mitrovicës. Haradinaj, ka bërë me gisht nga pushteti se në veri të Mitrovicës ka mediume ilegale që veprojnë pa pengesë.
“Pushteti duhet të jetë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për raportimin në qytetin e Mitrovicës. Me konkretisht bëhet fjalë për Profesor Nexhmedin Spahiun, një profesor i nderuar i cili tash e sa vite ka kontribuar dhe vazhdon të kontribon në zhvillimin e medies në Kosovë dhe në promovimin e fjalës së lirë. Edh pse nga njëherë ndodh të mos pajtohem me mendimet dhe konceptet e tij, por çdo herë pajtohem me punën dhe kontributin e tij”, tha Haradinaj.
Sipas tij, për pushtetin është e njohur që në veri të Mitrovicës ka televizione dhe mediume tjera ilegale, por që pushteti në “pamundësi” për tu marrë me problemin, merret me TV Mitrovicën, që është një medium i lire, ligjor me konteste gjyqësore të fituara.
Lidhur me krejt këtë situatë, Hardinaj ka shtruar dilemën: “Për gjithë këtë situate ka vetëm një pyetje: A më shumë po e mundon shtetin e Kosovës dhe Komunën e Mitrovicës një Televizion i pavarur, i paanshëm dhe i pakontrolluar, apo kontrabanda ilegale, institucionet paralele dhe rojet e urës?”.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme drejtori RTV Mitrovicës, Nexhmedin Spahiu ka thënë se disa aktivist të PDK-së kanë protestuar para lokaleve të RTV Mitrovica, duke kërkuar që punëtorët të largohen nga lokalet. Madje sipas tij, protestuesit u bënë të dhunshme duke ngjyrosur me sprej lokalet dhe duke u hedhur sprej në sy punëtorëve të televizionit.
Kurse, vetë Spahiu i është drejtuar kryeministrit Hashim Thaçiit me një letër publike të titulluar “Hashim lidhi zagarët”, ku kërkon nga kryeministri që te ndalen sulmet e simpatizantëve të PDK-së kundrejt televizionit. /Indeksonline/