Dhënia e lejeve të ndërtimit, Parlamenti autorizon hetimin ndaj Ramës
Autori i Lajmit: red.
Vetëm me 68 votat e mazhorancës Kuvendi i hapi dritën jeshile hetimit parlamentar të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Nisma e demokratëve ka marrë 68 vota pro, 6 kundër përkatësisht votat e Spiro Peçit, Leonard Solis, Ymer Tolës, Nard Ndokës Jak Ndokaj dhe Ndue Shpanit ndërsa Spartak Ngjela, Durim Lamaj dhe Frrok Gjini kanë abstenuar. I pranishëm në seancë vetëm për votim kryeministri Berisha akuzoi dhe një herë Edi Ramën për korrupsionin me lejet e ndërtimit, pikërisht objekt i hetimit të komisionit. “Këta votojnë kundër të gjitha koncensioneve. A e vini re se këta ndaj çdo koncensioni do ngrihen kundër? Qeveria nuk është si bashkia. Ai e ka bërë bashkinë si familje, që i jep 90 leje vetes me Eftimin dhe këta njerëz ikin kur votohet kjo licencë. Nuk guxojnë të thonë gjysmë fjale për 90 leje ndërtimi që jepen, që Rama merr me Eftimin. Që t i biesh planetit kryq e tërthor si ky nuk gjen dhe pastaj duan të flasin për korrupsionin. Këta zotërinj janë shumë të rrezikshëm”, - u shpreh kryeministri Berisha. Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Ferdinand Xhaferraj dorëzoi pak ditë më parë kërkesën e firmosur nga 40 deputetë. Komisioni hetimor do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita. Kryetari i tij do të jetë nga grupi politik nismëtar, ndërsa nënkryetari nga opozita. Në komision hetimor do të jenë deputetët Ferdinand Xhaferraj, Edi Paloka, Gjok Vuksani, Aldo Bumci, dhe Lajla Përnaska.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009