E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, 23 vjet burg për Fotaq Zaharinë

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për dënimin e “të tmerrshmit” të Vlorës me 23 vjet heqje lirie. Zaharia apeloi vendimin e gjykatës për të ulur dënimin, por edhe Apeli ka dhënë të njëjtin vendim. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 23 vjet burgim të pandehurin Fotaq Zaharia, të akuzuar për tentativë vrasjeje të shefit të komisariatit, Gentian Musabelliu. Këtë plagosje ai e kreu bashkë me Armando Begën, shokun me të cilin ishte arratisur nga qelitë e paraburgimit të Vlorës në vitin 2000. Gjithashtu, vendimi ndaj tij është dhënë edhe për akuzën e pengmarrjes, pasi disa herë i pandehuri është mbrojtur nga sulmet e policisë duke rrëmbyer fëmijë dhe i ka mbajtur ata peng deri sa është larguar rreziku i policisë.

Ky lajm është publikuar: 24/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›