Meta: Të hiqet taksa e gjelbërimit dhe e tabelës për biznesin
Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me biznesmenë të vegjël dhe të mesëm në tregun e produkteve ushqimore në Tiranë. Gjatë prononcimit të tij për mediat, Meta i bëri apel Qeverisë dhe pushtetit vendor për të riparë dhe njëherë taksat që paguajnë tregtarët, sikurse janë “taksa e tabelës” apo “taksa e gjelbërimit”. Ai u shpreh se gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve të mendimeve që ka zhvilluar me biznesmenë të vegjël dhe të mesëm, është mese e qartë që gjendja e këtyre bizneseve është shumë e vështirë dhe po rëndohet nga dita në ditë, jo vetëm për shkak të rënies ekonomike dhe fuqisë blerëse, por njëkohësisht dhe për arsye të rritjes së taksave të ndryshme të cilat shpesh duken dhe pa kuptim. “Ju vetë po e shikoni sot se këtu ka ambiente 5 apo 6 metra katrorë që paguajnë 140 mijë lekë taksë tabele dhe tabelë nuk ka asgjëkundi, apo që paguajnë 280 mijë lekë taksë gjelbërimi dhe gjelbërim nuk ka asnjë pëllëmbë”, - tha ai. Kreu i LSI-së theksoi se problemi i ushqimeve në përgjithësi është një problem serioz në këto momente dhe kur bie dhe konsumi për ushqimet shtoi më tej ai, kjo do të thotë që varfëria ka trokitur thellë në familjet shqiptare. “Ne jemi të vendosur për të përgjysmuar TVSH për 12 produkte bazë ushqimore, me qëllim që të kontribuojmë për uljen e çmimit të ushqimeve dhe njëkohësisht për të ndihmuar sadopak familjet shqiptare”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009