Rama: Komisioni hetimor përpjekje e dëshpëruar e humbësve
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i përgjigjet vendimin të mazhorancës për komisionin hetimor kundër tij. Pas vendimit të Kuvendit pro ngritjes së një komisioni hetimor, Rama pohoi se kjo është një tjetër përpjekje e dëshpëruar e njerëzve të dëshpëruar. Sipas tij komisioni hetimor është tërësisht antiligjor sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka caktuar qartë marrëdhëniet mes Kuvendit dhe pushtetit vendor por gjithashtu ligji nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore 4 muaj para zgjedhjeve. Rama shtoi se ky veprim është dëshpërimi i humbjes së pashmangshme por edhe një arsye më shumë që shqiptarët të votojnë kundër qeverisë aktuale. Rama pohoi më tej se do të vazhdojë të ndjekë politiken e re dhe nuk po ti përgjigjet me të njëjtën mënyrë akuzave dhe përbaltjes së mazhorancës.
Deklarata
“Ky është një tjetër ballafaqim, një tjetër komision hetimor me të njëjtat akuza, me të njëjtën formë dhe me të njëjtën përgjigje të qartë dhe të prerë nga ana e qytetarëve, humbjen për ata që e organizuan, për Sali Berishën dhe shpurën e tij. Ka një shprehje të mençur që thotë se njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe dëshpërimi i atyre që sot qeverisin është i kuptueshëm”, - deklaroi Rama pas vendimit të Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj tij. Sipas kreut të selisë rozë, tanimë ata nuk mund ta fshehin dëshpërimin e humbjes së pashmangshme e cila nuk mund të zhbëhet as duke pakësuar votën për të penguar sa më shumë qytetarë e qytetare që të shprehen me votë për fundin e një rruge 18 vjeçare dyshimi dhe për fundin e një keqqeverisje që u mëson shqiptarëve se 4 vjet të tjera si këto nuk durohen. Ai theksoi edhe njëherë se komisioni hetimor është i jashtëligjshëm. “Ligji ndalon komisionet hetimore 4 muaj para zgjedhjeve. Ky komision është i jashtëligjshëm edhe për faktin se Gjykata Kushtetuese është shprehur lidhur me marrëdhëniet mes Parlamentit dhe pushteti vendor”, - tha ai. Kryebashkiaku theksoi se ky nuk është komision hetimor por sulm politik i ulët dhe i organizuar për të kontestuar sipas organizatorëve të tij atë boshllëk mes tyre dhe zgjedhësve dhe për të shmangur humbjen. “Madje e siguroj dhe Sali Berishën dhe shpurën e tij se me këtë komision kanë dhënë dhe një arsye më shumë pse duhet të largohen dhe pse nuk janë të denjë të qeverisin Shqipërinë e viti 2009 në shekullin e XXI, në mes të Evropës kur sfidat tona janë absolutisht të tjera dhe kur një krizë ekonomike përditë e më kërcënuese po prek përditë e më shumë ekonominë e familjeve shqiptare”, - tha ai. Rama theksoi se ai është në pozicionin e tij pikërisht për të përfaqësuar pikërisht atë Shqipëri që do të ballafaqohet me këto sfida dhe që kërkon nga përfaqësuesit të saj si do t ia dalim dhe si do ta bëjnë Shqipërinë një vend ku secili prej nesh do të mund të jetojë në paqe e mirëqenie. Rama shprehu keqardhje ndaj akuzave të mazhorancës dhe pohoi se nuk do ti përgjigjet asaj me të njëjtën gjuhë. ”Unë jam këtu në këtë rol dhe pozicion se dua ta ndryshoj këtë politikë dhe dua që ne të ndahemi për vizionet, idetë dhe programet dhe jo të kacafytemi për interesat e një grushti njerëzish. Arsyeja që nuk i jam përgjigjur dhe nuk do ti përgjigjem ndonjëherë baltës me baltë është se besoj te një politikë e re që punon për njerëzit”, - tha ai. Rama shtoi se kësaj politike të vjetër njerëzit i kanë dhënë përgjigje disa herë, e kanë refuzuar dhe do vazhdojnë ta refuzojnë por është ora që ti japim fund këtij kapitulli duke i dhënë fund qeverisjes së Sali Berishës dhe shpurës së tij dhe duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e qeverisjes së këtij vendi përmes një politike të re.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009