E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbja e kokes ankesa me e shpeshte e njerezimit

Dhimbja e kokes eshte problemi qe mundon nje pjese te madhe te popullates. Dhimbja e kokes shkaktohet nga nje sere faktoresh dhe ne shuam raste paralajmeron ndonje semundje tjeter. Mjekja neurologe ne QSUT Dr. Shk. Mira Rakacolli shpjegon se si ndikojne keta faktore dhe si mund te parandalohet dhimbja e kokes


Doktoreshe shume njerez ankohen per dhimbje koke eshte semundje apo thjesht nje shqetesim
Dhimbja e kokes eshte ankesa me e shpeshte me te cilen perballen mjeket e pergjithshem dhe neurologe ne praktiken e punes se tyre te perditshme. Ajo eshte rezultat i disa sinjaleve qe krijohen nga nderveprimi i trurit eneve te tij te gjakut dhe nervave qe i rrethojne ato. Shpesh mendohet se dhimbja vjen nga truri por ne te vertete truri vete nuk dhemb.


Dhimbja shfaqet si pasoje e aktivizimit te nervave qe rrethojne kafken enet e gjakut dhe muskujt e kokes. Arsyeja pse keto nerva aktivizohen akoma nuk dihet mire. Por dihet se aktivizimi i disa nervave specifike ne koke dergon sinjale ne tru e jane keto sinjale qe perceptohen si dhimbje koke. Dallohen dy kategori kryesore te dhimbjes se kokes dhimbjet e kokes primare dhe ato sekondare.


Dhimbja e kokes primare eshte nje dhimbje qe nuk vjen si rezultat i nje semundjeje pra nuk eshte simptome apo shenje. Ajo eshte nje semundje e vecante. Dhimbje e tille eshte migrena dhimbje tensive e kokes dhe dhimbja e kokes e tipit cluster. Ndersa dhimbjet sekondare jane ato qe shfaqen ne dekursin e semundjeve te tjera si p.sh infeksione sinusit alergji demtime te kokes apo tumore te trurit.


Si dallohet dhimbja e kokes e shkaktuar nga migrena


Migrena eshte nje dhimbje koke e karakterit pulsues rekurent zakonisht e njeanshme me intensitet mesatar ose te forte qe perkeqesohet nga aktiviteti fizik e qe mund te shoqerohet me te vjella e bezdi ndaj drites e zhurmes. Disa paciente mund te kene shqetesime te karakterit neurologjik nga disa minuta deri ne nje ore perpara fillimit te dhimbjes se kokes. Keto shqetesime mund te jene erresim i pamjes deformim i figurave mpirje apo rendim i anesive etj. e quhen me nje emer te perbashket aura.


fare eshte dhimbja e kokes e karakterit tensiv


Kjo dhimbje eshte nje lloj dhimbje rekurente qe zgjat nga disa minuta deri ne disa dite. Zakonisht dhimbja pershkruhet si shtypese djegese shtrenguese si rreth me intensitet te moderuar qe perfshin te dy anet e kokes e nuk keqesohet nga aktiviteti fizik. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht nuk shoqerohet me nause apo bezdi ndaj drites apo zhurmes.


Sic e thote dhe emri kjo lloj dhimbje mund te shfaqet perdite ose gati perdite. Karakteristikat e saj jane ato te migrenes dhimbjes tensive asaj cluster apo nje kombinim mes tyre. Shpesh si shkak i saj eshte perdorimi pa kriter i barnave analgjezike qetesues te zakonshem te dhimbjes se kokes.


Permendet dhimbjen e kokes te tipit cluster cfare eshte kjo dhimbje koke


Fjala cluster ne anglisht do te thote vile rrushi. I eshte dhene ky emer asaj dhimbje koke qe fillon me intensitet te ulet dhe pastaj vjen progresivisht duke u shtuar brenda 10 deri 15 minutash deri ne nje kulm intensiteti shume te larte. Ajo zgjat nga 60 deri 180 minuta e pastaj qetesohet per tu perseritur prape pas disa minutash. Mund te shfaqet deri ne 8 here ne dite.


Me perjashtim te Italise qe fjala cluster eshte perthyer ne te gjitha gjuhet e tjera te botes eshte ruajtur emri ne anglisht. Dhimbja eshte gjithmone e njeanshme rreth syrit ballit apo gjysmes se fytyres shoqerohet me skuqje e lotim te syrit apo edhe rrjedhje te hundes zakonisht ka karakter stinor por rralle mund te jete edhe e vazhdueshme. Vijon neser Shenim neser do te lexoni se si ndikojne hormonet ne dhimbjen e kokes si vendoset diagnoza dhe si trajtohet dhimbja e kokes


Faktoret dietetike
Nitratet
Alkooli vera e kuqe shampanja
Aparatet
Kafeina
okollata
Disa medikamente
Faktore ambientale
Stresi
Pluhurat
Zhurmat
Drita e forte
Ndryshimet e motit
Ererat e forta


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›