E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i SHBA-se filloj punen asiston tek ekspertizat e armeve te gardisteve

TIRAN- Prokurori federal i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Majk Kein i ardhur vetem tri dite me pare nga pertej oqeanit per te ndihmuar dhe asistuar grupin hetimor te prokurorise se Tiranes per zbardhjen e pasojave te demonstrates se 21 janarit ka nisur punen.


I shoqeruar nga ekspertet amerikane prokurori Kein ka kerkuar nga grupi hetimor i ceshtjes se 21 janarit te njihet me procedurat e mbledhjes dhe marrjes se provave si dhe eshte njohur nga afer me provat e grumbulluara deri me tani nga hetuesit e ceshtjes.


Pervec kesaj prokurori amerikan ka takuar gjate dites se djeshme edhe drejtuesin e grupit hetimor te prokurorise se kryeqytetit prokurorin Sokol Malaj njeherazi dhe drejtues i organit te akuzes ne Tirane.


Burimet zyrtare te ministrise se Brendshme konfirmuan se prokurori amerikan i shoqeruar edhe nga ekspertet e Byros Federale te Hetimit FBI-se kane asistuar prane Laboratorit te Policise Shkencore kryerjen e disa ekspertizave te armeve te gardisteve.


shte njohur nga afer me procedurat e kryerjes se akt-ekspertimeve balistike e krahasuese te gezhojave te gjetura ne vendin e ngjarjes dhe predhat e nxjerra nga trupat e te vrareve dhe te plagosurve ekspertime keto qe po vijojne prej javesh nga ky institut-thuhet nga keto burime.


Gjithashtu gjate takimeve konsultative prokurori i SHBA-se Kein ka kerkuar nga hetuesit te fokusohen ne mbledhjen e provave dhe pastaj te fillohet me pyetjen e deshmitareve te ndryshem. Prokurori amerikan ka kerkuar te njihet edhe me raportet e Mjekesise Ligjore te cilet kane bere keqyrjen dhe autopsine e tre viktimave te vrare diten e demonstratave te 21 janarit.


Nderkohe te henen paradite ishte Prokuroria e Pergjithshme e cila i priti ne zyre av/ambasadoren e SHBA-se znj.Debora Xhons koordinatoren e UPDAT-it dhe prokurorin e Kein.

Prokuroria hetim edhe per organizatoret e demonstrates


TIRAN- Prokuroria e Pergjithshme konfirmoi per Shekullin se grupi hetimor qe po punon per zbardhjen e demonstrates se 21 janarit ka nisur hetimet edhe per organizatoret e demonstrates. Sipas ketyre te dhenave po punohet nga nje grup prokuroresh edhe per zbardhjen e elementeve te vepres penale te parashikuar ne nenin 262 / 3 te Kodit Penal.


Nen ky ku parashikohet vepra penale e Organizimit dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme. Duke i referuar ketij neni prokuroria po kryen hetime per faktin nese demonstruesit tejkaluan kushtet e parashtruara ne kerkesen per leje te organizimit te protestes.


Ne nenin 262 ku parashikohet Organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme- nder te tjera thuhet se Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve te personave ne sheshe dhe vende te kalimit publik kur nga organizatoret shkelen kushtet e parashtruara ne kerkesen per dhenie te lejes perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne nje vit.


Prokuroria i kerkon policise prova per 26 te izoluarit me arrest me burg me afat


TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit ka kerkuar nga efektivet e policise te sjellin prova qe implikojne 26 te izoluarit me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare nen masen e sigurise arrest me burg me afat 15 dhe 20 ditor.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes ku sipas tyre edhe pse kane kaluar dhjete dite nga koha e vleftesimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise ndaj te izoluarve nuk eshte sjelle asnje prove pervec procesverbalit te arrestimit diten e demonstrates.


I kemi kerkuar dhe po i kerkojme vazhdimisht Policise se Shtetit qe te sjellin prova per demonstruesit qe kane konsumuar vepra te ndryshme penale diten e demonstrates qe ndaj atyre me pas te leshohen urdher ndalimet. Pervec kesaj kemi kerkuar dhe vazhdojme te kerkojme qe te sjellin prova te tjera materiale per 26 te arrestuarve qe ndodhen nen masen e sigurise arrest me burg me afat 15 dhe 20 ditor.


Mase kjo e vendosur nga Gjykata e Shkalles se Pare pas kerkeses se prokurorise duke iu referuar procesverbaleve te arrestimit te tyre ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane-thuhet nga burimet e organit te akuzes. Sipas tyre deri me tani policia per keta te arrestuar nuk ka sjell ndonje prove tjeter shtese qe provohet se te izoluarit kane konsumuar veprat penale per te cilat akuzohen. Sipas prokurorise mos sjellja e provave te tjera ben qe ata te lirohen nga Gjykata e Shkalles se Pare ne diten e rivleresimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise.


Nese Policia do te sjell prova deri diten kur ata do te dalin para togave te zeza per ata persona do te kerkohet masa e sigurise arrest me burg ne te kunderten do te lirohen me kerkese te akuzes.


Me 24 janar te ketij viti 12 gjyqtar te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet me kerkese te prokurorise kane marre ne shqyrtim 116 kerkesa te prokurorise per vleftesimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj demonstruesve. Nga 116 te arrestuarit gjykata liroi 85 prej tyre me masen e shtrenguese detyrim per paraqitjeje 22 te tjere me masen e sigurise arrest me burg me afat 20 ditor dhe 4 te tjere me masen e sigurise arrest me burg me afat 15 ditor.


Thuajse te gjithe te arrestuarit nga policia me 21 janar kane deshmuar dhune fyerje dhe tortura nga policia gjate dhe pas arrestimit me 21 janar. Deshmite e tyre kane bere qe Keshilli i Europes te dergoje ne Shqiperi kater eksperte te Komitetit te Parandalimit te Tortures prane ketij organizmi.


Me te mberritur ne Shqiperi ekspertet jane drejtuar ne ambientet e institucioneve te paraburgimit duke marre kontakte me demonstruesit e arrestuar. Gjate dites se marte dhe te merkure ata kane intervistuar thuajse te gjithe te arrestuarit qe ndodhen ne paraburgim dhe dhoma te izolimit ne Komisariate. Kane takuar rreth 30 demonstrues qe ndodhen te izoluar duke u marre deshmite.


Gjate ketyre dy diteve ekspertet e Komitetit te Parandalimit te Tortures prane Keshillit te Europes do te kene kontakte edhe me autoritetet e larta te ministrise se Brendshme ministrise se Drejtesise Policise se Shtetit dhe Avokatit te Popullit. Ata do te hartojne nje raport special mbi faktet e mbledhura per demonstraten e 21 janarit raport i cili do te diskutohet me pas ne nje seksion te vecante te Komitetit te Parandalimit te Tortures dhe Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›