Kostot e shërbimeve në publik e privat
01/02/2011 Ligji i sigurimeve, të papunët, pensionistët, fëmijët, invalidët do të mbulohen nga shteti
Shërbimin e urgjencës do ta përfitojnë të gjithë qytetarët pa dallim
Në mungesë të opozitës Komisioni parlamentar i Shëndetësisë ka miratuar gjatë ditës së djeshme draftin mbi skemën e sigurimeve shëndetësore të detyrueshme. Konkretisht anëtarët e komisionit kanë aprovuar në parim ndryshimet që përcakton ky draft, nëpërmjet të cilave synohet rritja e cilësisë së shërbimeve për pacientët në të gjitha nivelet, duke filluara nga poliklinikat e deri te shërbimet spitalore. Ndërkohë pjesë e kësaj skeme do të jetë edhe privati. Në këto kushte, ISKSH-ja do të shndërrohet në një fond, i cili do të administrojë kontributet e derdhura nga qytetarët dhe do të miratojë paketat e shërbimeve shëndetësore që mbulohen nga kontributet. Qeveria ende nuk e ka përcaktuar se deri në ç’kufi shpenzimet për kurim do të mbulohen nga kontributet, por burime bëjnë të ditur se për këtë do të ketë një ligj të dytë. Sikundër ndodh në shërbimin parësor, paketa bazë e shërbimeve do të ofrohet edhe në spitale, nëpërmjet së cilës do të ofrohen shërbime falas për të siguruarit. Ndërsa për kategoritë në nevojë, ku përfshihen të papunët, pensionistët, fëmijët, invalidë dhënia e shërbimeve për ta do të mbulohet nga shteti. Ky ligj garanton paketa shërbimi mjaft mirë të përcaktuara, të kontraktuara nga ana e fondit, e Institutit të Sigurimeve, që do të bëhet nesër fond, dhe natyrisht shumë transparente ndaj popullatës, pasi këto kontrata do të ketë akses çdo njeri dhe në këtë lloj roli të ri do të quanim sikur fondi apo instituti i sigurimeve do të merrte dhe avokatin e pacientëve", - ka deklaruar drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana gjatë diskutimeve në komision. Aktualisht vetëm 40 për qind e popullatës është e përfshirë në skemën e sigurimeve, por kjo nuk do të shoqërore me rritjen e masës së kontributeve që duhen derdhur. “Është e rëndësishme të theksojmë se niveli i taksimit për këtë çështje nuk rritet, mbetet ai që është, pra në masën 3.4 %, dhe këtu sforcimi i qeverisë ka qenë i jashtëzakonshme që të siguronte dhe një mbulim tërësor të popullatës me shërbim, por dhe të mos rëndonte me një taksë të shtuar punëmarrësit shqiptarë, duke ruajtur kështu një profil social dhe mbrojtës”, - ka deklaruar ministri Vasali. Nga autoritetet shëndetësore konfirmohet se hyrja në fuqi plotësisht e ligjit do të kërkojë dy vjet. Gjithashtu Hana ka pohuar se ligji do të mundësoje ofrimin e më shumë shërbimeve, që do të blihen nga instituti jo vetëm për qendrat shëndetësore, por dhe për spitalet.
Kategoritë në nevojë
Në draftin e ri përcaktohet se qeveria do të marrë përsipër një barrë të konsiderueshme, pasi do të mbulojë popullatën në nevoje, si: të papunët, pensionistët, fëmijët, invalidët etj. "Kështu, nëse ne nisim me një paketë modeste shërbimesh, pas llogaritjes së kostove do të lejojë rritje të skemës në disa nivele nëpërmjet shtimit të shërbimeve në parësor, spitale, duke rregulluar dhe sistemin sekondar dhe terciar në të gjithë vendin", - sqaroi Hana. Sipas saj, ligji lejon dhe krijimin e spitaleve të mira rajonale, duke zbatuar sistemin e referimit.
Shërbimet në privat
Me nisjen e zbatimit të draftit të ri do të lejohet përfshira në skemën e sigurimeve edhe për sektorin privat. Në këto kushte, qytetarët do të jenë të lirë të zgjedhin vetë vendin se ku duan të marrin shërbimin shëndetësor. Personat e përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore do të kenë të drejtën të kurohen falas edhe në privat, me kushtin që fatura të mos e kalojë koston e caktuar për publikun. Ndërsa në rastet kur çmimi në privat do të jetë më i lartë, pacienti duhet të mbulojë diferencën.
Përjashtimet
Në draftin ligjor janë të përcaktuara qartë rastet kur qytetarët do të ndëshkohen me mosmarrjen e shërbimit shëndetësor. Për këtë kreu i dikasterit të Shëndetësisë Petrit Vasili ka pohuar se ligji është i qartë: personat që kanë detyrimin për të paguar, por që u shmangen në mënyrë informale këtij detyrimi, nuk përfitojnë nga ky ligj. Ndërkohë shërbimi i urgjencës do t’u ofrohet të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke siguruar kështu shërbimin bazë jetik siç është urgjenca dhe ndërton raporte me hallkat e tjera të sistemit.
Ndarja e fondeve
Njëkohësisht ndarja e fondeve do të kushtëzohet nga puna që do të kryejë institucioni. Gjatë diskutimeve në komision ndërmjet drejtuesve të dikastereve shëndetësore është konfirmuar se një tjetër risi që ofron ligji është dhe performanca, çka do të thotë se atje ku performohet më mirë edhe financimi do të jetë me të. Ndërsa në institucionet ku ofrimi i shërbimit do të jetë në nivele më të dobëta, synohet për përmirësim të situatës, por nuk jepen financime pa vend që do të rezultonin joefektive.