Dhimbje, shumë dhimbje!
Tre fëmijë të shëndetshëm, të mençur, të bukur, me ëndrra për të ardhmen flasin e diskutojnë Kanunin?!
Thonë:
Kanuni nuk thotë që izolohen fëmijët, gratë
Kanuni nuk thotë që vriten fëmijët, gratë
Kanuni nuk thotë
Kanuni
Kanuni
Kanuni
Të tre fëmijët i edukon nëna dhe babai i tyre: lënda që u mësohet ditë e natë është Kanuni dhe vetëm Kanuni, e pamë tek Fiks Fare, me zë e me figure. Askush nuk e mohon dot.
Absurditet pa fund. Ndërsa ne këtu diskutojmë të drejtat e njeriut, i kemi futur ato në kurrikulën zyrtare të shkollës fillore, 9 vjeçare dhe fakultetet e mësimdhënies, ata fëmije atje diskutojnë Kanunin dhe vetëm Kanunin
Ata fëmijë nuk i njohin të drejtat e tyre, nuk e njohin Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, nuk e dinë që Parlamenti i Shqipërisë e ka ratifikuar qysh në vitin 1992.
E në fund të fundit çju duhet atyre ajo Konventë, kur ata janë totalisht të izoluar, pa asnjë të drejtë që shkruhet e garantohet nga ajo.
Para 5 ditësh një vajze në lule të rinisë e vranë, e vranë teksa po punonte tokën bashkë me gjyshin e saj, punonte dhe ëndërronte, ëndërronte dhe mendonte të ardhmen, drekën, darkën, fustanin, lopatën, shokun Ajo vajzë nuk e njihte konventën që është ratifikuar nga Parlamenti për të garantuar të drejtat e fëmijëve të Shqipërisë, theksoj, të gjithë fëmijëve të vendit tonë.
Por çpo ndodh?
Fëmijët tanë trajtohen me dy standarde. Fëmijët që pamë tek Fiks Fare, por edhe shumë të tjerë, janë totalisht të privuar nga të drejtat e tyre, nga e drejta e jetës, shkollimit, lëvizjes së lirë, zbavitjes, pjesëmarrjes, etj. E si mund të shpresojmë që këta fëmijë të jenë nesër të aftë të konkurrojnë në tregun e punës, të demonstrojnë tolerancë dhe respekt, të zgjidhin konfliktet me rrugë paqësore, etj, kur ata janë lindur e rritur në një izolim, sa dramatik aq edhe traumatik.
Po shteti ynë çbën?! A ka shtet?! Ku është, çbën, pse svepron?! Po Konventa?! Po detyrimet?! Po
Po opozita çbën?! Apo nuk di gjë?! Edhe ajo ka qenë në Parlament kur është ratifikuar Konventa e të Drejtave të Fëmijëve në vitin 1992.
Edhe ajo ka detyrime për garantimin e këtyre të drejtave.
Po ne çbëjmë, a kemi ndjenja, a e kuptojmë se çpo ndodh?!
Janë FEMIJET tanë, lulet e së ardhmes!
Më thoni diçka ju lutem! Ndjej dhimbje, vetëm dhimbje!
