"Basha" Gjykata e Lartë vendos sot për veprimet e akuzës
Prokuroria kërkoi përfundimisht prishjen e vendimeve të 2 gjykatëve, duke hapur rrugë për nisjen e hetimeve të reja. Avokati Zef Nikaj thotë se procesi është nul, pasi kolegji penal i ka dhënë përgjigje prokurorisë.
TIRANE- Gjykata e Lartë do t’i japë sot përgjigje dilemës nëse maratona e dosjes “Durrës-Kukës” me të pandehur kryesor ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha do të përfundojë këtu, apo prokurorisë së Përgjithshme do t’i ndizen shpresa për rihapjen e saj. Me argumentin se duhet të arsyetonte vendimin, Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtari Andi Çeliku nuk u shpreh ditën e djeshme. Ashtu si dhe më parë, përballja e prokurorisë me palën e mbrojtjes ishte një maratonë e vërtetë. Prokurori Artur Selmani u shpreh se vendimi i dhënë nga gjykatësja Fatmira Hajdari duhet rrëzuar, pasi ajo ka shqyrtuar një çështje që nuk është në kompetencën e kësaj gjykate, për shkak se deputeti Lulzim Basha gëzon imunitet dhe është Gjykata e Lartë kompetente për të shqyrtuar kërkesat e bëra prej tij. Një tjetër argument që solli në vëmendje të Kolegjit Penal prokurori Selmani, ishte dhe fakti që gjykatësja Hajdari nuk gëzonte kushtet të shqyrtonte këtë çështje, pasi edhe sikur të ishte në kompetencë të gjykatës së Tiranës, kërkesa e Bashës duhet të shqyrtohej nga gjyqtari Sokol Tona, i cili kishte dhënë një vendim lidhur me kërkesën penale të bërë nga ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtori juridik i këtij institucioni, Andi Toma. Prokuroria kërkoi përfundimisht prishjen e dy vendimeve të gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit, duke hapur rrugë për nisjen e hetimeve të reja. Por avokati Zef Nikaj, që mbron interesat e shefit të diplomacisë shqiptare, u shpreh se procesi është nul, pasi kolegji penal i kryesuar nga Spiro Spiro, u ka dhënë përgjigje të gjitha kërkesave të prokurorisë.
(s.g/BalkanWeb)