E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu anulon tre ndeshje, Tirana autokritike ne Lushnje

Jane anuluar tre ndeshje te turit te dyte te Kupes se Shqiperise, (edicioni i 57-te), per shkak te shiut te renduar qe ka rene gjate dites se djeshme. Keshtu Vllaznia, Elbasani dhe Flamurtari kane cuar dem udhetimin, perkatesisht ne Durres, Lezhe dhe Ballsh. Terreni i renduar detyroi FSHF-ne qe te anuloje te tre takimet, duke njoftuar se ato do te luhen javen tjeter. Nderkohe, nga ndeshjet e luajtura bie ne sy humbja e Dinamos, kampione ne fuqi, me Skenderbeun e Kategorise se Pare. Ne Bilisht, ish-lojtari i Partizanit, Blendi Shkembi shenoi golin e fitores per korcaret. Me kete humbje, Dinamo ve ne pikepyetje kualifikimin per ne cerekfinale. Dy ekipet e tjera te kryeqytetit, Partizani dhe Tirana, luajten mire dje, per kupe. Tirana shenoi kater gola ne Lushnje, duke e zgjidhur kualifikimin ne ndeshjen e pare. Golashenuesi me i mire i kampionatit, Migen Memelli shenoi dy gola, nderkohe Muzaka dhe Sorra shenuan secili nga nje here. Ne Burrel, lojtari i ri i Partizanit, Capo gjeti rrugen e rrjetes, duke i dhene nje fitore morali ekipit te Partizanit. Te kuqte ndodhen shume prane cerekfinaleve te kupes, pavaresisht se ne kampionat mbyllin tabelen e klasifikimit. Tirana dhe Partizani do te luajne ne fundjave, ndeshjen derbi te kampionatit. Ne "Loni Papuciu" te Fierit Apolonia dhe Shkumbini jane ndare ne paqe, me rezultat te bardhe, 0-0. Kualifikimi do te vendoset ne ndeshjen e kthimit, por peqinasit nga rezultati i pare shihen me te favorizuar. Besa fitoi perballe Kastriotit te Krujes, ne fushen e ketyre te fundit, me rezultatin ngushte 2-1, duke qene shume afer kualifikimit. Mancaku shenoi golin e pare dhe Kuli, golin e fitores per Besen e Kavajas. Nderkohe golin e vetem per krutanet e shenoi Roshi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›