Dhjete te vertetat e historise se Vangjel Zhapes
Ne librin e tij shterues tashme te mirenjohur dhe te lexuar nga te gjithe labovitet Vangjel Zhapa mireberesi i madh labotit Tirane 2003 Qirjako Hila na percjell tekstualisht edhe pergjigjen e Konstandin Zhapes kur i kerkuan ne vitin 1890 informacione mbi jeten dhe veprimtarine e Vangjel Zhapes qe kishte vdekur nje cerek shekulli me pare. Konstandin Zhapa pergjigjej Duke mos pasur asnje broshure apo lloj tjeter informacioni ne gjuhen rumune dhe duke pare se edhe ato qe ishin shkruar ne gjuhen greke nuk ishin ekzakte te sakta F. M do te desha te hartoja nje material ne gjuhen greke dhe ta vija ne dispozicionin tuaj sa me shpejt N. Postolake Lavdi Vangjel Zhapes Bukuresht 1996. I nxitur nga
shkrimi i Konstandinit dhe duke ndjere si labovit dhe shqiptar shqetesimin e tij qe duket hapur ne ata rreshta te shkruar dy vjet para se te nderronte jete ne Nantes la Jolie France mblodha dhjete te verteta mbi jeten dhe veprimtarine e Vangjel Zhapes i sistemova kronologjikisht dhe po i paraqes.
E VRTETA E PAR PRKATSIA ETNIKE
Vangjel Zhapa ka lindur ne fshatin Labove e Madhe rrethi i Gjirokastres nga prinder shqiptare vendes. I ati Vasili ishte nga familja Zhapa edhe sot ka shume familje me origjine nga Labova e Madhe qe mbajne si mbiemer kete fjale te rendomte shqipe ndersa e ema Sotira e kishte prejardhjen nga fisi Meksi. Emri i fisit Meksi mund ta kete origjinen nga funksioni ofiqi ose posti i kryetarit te tij qe duhet te kete qene mjek kurse prapashtesa -si tregon zoterim vendi si edhe te mbiemra te shumte shqiptare Malasi Bregasi Shalsi etj. Sipas profesor E. abejt mund te kete ne themel fjalen mjek dhe me pas mjekes - mjekesi - Meksi si nomen agentis emer veprues qe eshte. Shume nga Meksajt kane ushtruar profesionin e mjekut pas studimeve ne universitetet me te shquara te kohes por edhe si mjeke popullore duke e trasheguar kete profesion nga te paret e tyre qe kane qene te famshem ne te gjithe Ballkanin.Vangjel Zhapa pasi mbushi moshen 13 vjec u largua nga fshati per ne Janine ku u lidh me mjekun e famshem popullor Petro Meksi kusheri i se emes i cili sherbente ne garden e Ali Pashe Tepelenes. Ne te vertete njohurite per njohjen kultivimin dhe perdorimin e bimeve mjekesore i kishte marre nga e ema qe duket se kishte pare tek i biri prirjen per mjekesine popullore dhe vokacionin per te ndihmuar njerezit e semure dhe ne nevoje kurse Petro Meksi e sterviti per te ushtruar me sukses vecanerisht kirurgjine. Te shumte kane qene bashkeluftetaret e tij gjate betejave kunder turqve qe perfituan nga sherbimet e mjekut popullor Vangjel Zhapa. Pak vite me vone ne Rumani ishin sukseset e arritura gjate ushtrimit te mjekesise popullore te cilat do te percaktonin te ardhmen e jetes se tij.
E VRTETA E DYT ARSIMIMI
Njohurite e para arsimore i mori nga prifti i fshatit qe kryente si zakonisht ne ate kohe edhe rolin e mesuesit. Ne Janine u regjistrua ne shkollen ushtarake per pergatitjen e kuadrove. Ne kete shkolle qe ishte hapur nga Ali Pashe Tepelena jepnin mesim pedagoge te ardhur nga vendet perendimore. Atje jane pergatitur edhe shume nga figurat e shquara te kryengritjes greke si Andruco Karaiskaqi Varnajoti Dhiakos Gurras Grivas Bakallos etj. Shih Filip Lico Probleme te marredhenieve greko-shqiptare Tirane 2009 f. 92. Vangjel Zhapa nuk ka sherbyer kurre si ushtar aq me teper si mercenar i Ali Pashe Tepelenes. Si oficer i ri qe ishte u emerua ne keshtjellen e fshatit Mazia qe ndodhej ne jug te Janines dhe me pas 1820 u bashkua me suljotet ne ate kohe miq te Aliut per te luftuar kunder turqve. Nga mesi i viteve 30 ai thelloi njohurite agronomike duke kryer studimet perkatese ne Paris. Pasi u kthye ne Rumani zbatoi me sukses metodat e reja qe rriten dukshem rendimentet bujqesore ne pronat e tij.
E VRTETA E TRET ITHTAR I ALI PASHEs
Pas deshtimit te perpjekjeve per formimin e nje shteti te madh shqiptar ne perberjen e te cilit do te ishte edhe pjesa veriore e Shqiperise me qartesine e nje politikani te shquar te kohes Ali Pasha u perpoq ta bashkerendonte kryengritjen kunder Stambollit me levizjet clirimtare te popujve te Ballkanit duke e pare kete si te vetmen rruge drejt lirise. Aliu kishte filluar nje bashkebisedim me agjentin rus grekun Jan Paparigopullos i cili shkoi ne Sankt-Petersburg me mision per te pergatitur nje plan per nje kryengritje te perbashket te shqiptareve dhe grekeve qe do te udhehiqesh nga Ali Pasha Gabriel Meksi Ali Pashe Tepelena Arkivi Institutit Historise A-III-169 1950. Ne librin e Aravantinos Historia e Ali Pashe Tepelenes f. 28 cituar nga Gabriel Meksi shkruhet se shume prej udheheqesve ushtarake greke Aleksis Navos Odhise Andruco etj. i sugjeruan Aliut te marre kryesine e levizjes qe do te kish per qellim shkeputjen e Shqiperise dhe te Greqise nga Perandoria Osmane. Ne rast fitoreje Aliu do te krijonte nje shtet monarkik konstitucional shqiptar te perbere nga zoterimet shqiptare dhe nga Thesalia ne krye te te ciles do te vihej vete kurse Greqia qendrore dhe Moreja do te formonin nje shtet autonom i cili do te vihej nen protektoratin e tij Historia e popullit shqiptar I 2002 f. 665. Aliu dergoi njerezit e tij ne Vjene per te pare nga afer modelin e Perandorise Austriake konstitucionale dhe shumekombeshe duke dashur ta kishte si shembull per shtetin e ardhshem shqiptaro-grek qe synonte te krijonte bashke me ithtaret e kesaj ideje. Per kete fakt ka shkruar ne revisten e tij Albania me 1902 edhe Faik Konica qe ka gjetur ne kujtimet e princit Jozef Meternik kancelari i atehershem i Perandorise Austriake shenimin e meposhtem Ali Pashe Tepelena me dergoi me 3 mars 1822 nje njeri te beses me nje leter per te bere nje konstitucion per Shqiperine Shih F. Konica Vepra Tirane 1993 cituar tek F. Pouquville Ali Tepelena Tirane 2009 f. 528. Vangjel Zhapa oficer ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes u perfshi plotesisht ne kete projekt qe kishte hartuar Aliu se bashku me keshilltaret e tij shqiptare. Dhimiter Shuteriqi ka shkruar Vangjel Zhapa qe kishte sherbyer qe shume i ri tek Ali Pashe Tepelena dhe i kishte mbetur ketij besnik deri ne fund ishte me sa duket ne krye te heres per nje shtet shqiptaro-grek ku shqiptaret te luanin rolin e madh qe luante Aliu Dhimiter Shuteriqi Gjurmime letrare 1974 f. 246.
E VRTETA E KATRT PLAGT
Q VAZHDONIN T DHEMBNIN
Pas shkaterrimit te shtetit te Ali Pashe Tepelenes Vangjel Zhapa i perfshire ne repartet kryengritese greke nen udheheqjen e Xhavelles Bocarit Gurras Zerves etj. luftoi nga dita e pare deri ne te fundit dhe kudo u dallua si hero revista Epirotiqi Eteria Athine 1996. Cituar nga Qiriako Hila te Vangjel Zhapa mireberes i madh labotit f. 13. Vangjel Zhapa mori pjese ne kryengritjen greke si edhe dr. Vangjel Meksi mjeku i Ali Pashe Tepelenes perkthyesi i Dhiates se Re ne shqip bashke me mijera shqiptare te tjere te bindur se me clirimin e Greqise do te shpejtohej edhe clirimi i Shqiperise. Pas luftes atij i dhane vetem medaljen e argjendte te luftimeve ne vijen e pare te frontit dhe disa toka ne Verios afer Selenikut ku kishte si fqinj turq te egersuar qe e shikonin me dyshim dhe urrejtje N. Postolake Lavdi Vangjel Zhapes Bukuresht 1996 cituar nga Q. Hila f. 15. Ne keto kushte braktisi Greqine e ngushte tere male te thata dhe mosmirenjohese per fushat pa fund dhe pjellore te Rumanise ku e priste edhe nje koloni e madhe shqiptaresh. Iku nga Greqia me zemer te thyer. Per dhjete vjet nuk rreshti se kerkuari gradat dhe medaljet qe meritonte. Me ne fund dhe pikerisht ne vitin 1843 d.m.th. 13 vjet pas perfundimit te luftes ne Greqi sipas dy diplomave te mbretit Otton qe mbajne datat 6 mars 1843 dhe 18/30 qershor 1843 Vangjel Zhapes i jepet grada kapiten falange komandant kompanie Shkrese e Ministrise se Jashtme greke date 3.12.1890 cituar nga Q. Hila f. 13. Vangjel Zhapa u fye edhe me teper nga shkalla e ulet e gradave qe i dha mbreti Otton dhe thellesisht i prekur dergon letren e fundit ku nxjerr ne pah sakrificat e tij gjate viteve te luftes dhe ankohet per vleresimin e pamjaftueshem qe i ishte bere nga autoritetet greke te kohes.
Ja permbajtja e shkurtuar e letres
....Ne gjithe kete periudhe 1821-1830 mora pese plage shenjat e te cilave duken edhe sot ne trupin tim ndersa nena ime plake me urdher te Vezirit Qutahi me 1825 u rrembye u soll e lidhur ne Janine dhe u fut ne burgun e nendheshem per dy vjet. Per sa me siper mund te deshmojne ata qe u bene heronj nga lufta si Xhavella Millo Panaja etj. Nga te gjitha keto luftera dhe sakrifica u shperbleva vetem me medaljen e argjendte te luftetareve te vijes se pare....... Por qe te mos gezoj graden time qe me takon ........ e konsideroj veten te denuar padrejtesisht dhe i respektuari yne mbret asnjehere nuk do ta fale kete padrejtesi Epirotiqi Eteria Athine1990. Ishte viti 1845 kishte kaluar shume kohe por qeveritaret greke nuk kishin harruar se Vangjel Zhapa pervecse shqiptar kishte qene edhe perkrahes i zjarrte i idese per nje shtet te madh shqiptaro-grek ku do te ishin shqiptaret qe do te udhehiqnin. Letra e permendur me siper nuk do te kishte pergjigje kurse Vangjel Zhapa ende jo shume i pasur do te mbetej vetem nje kapiten falange ne lirim.
E VRTETA E PEST M I PASURI I EUROPS LINDORE
Ky njeri energjik largpames i vendosur dhe me njohuri te thella u emerua keshilltar ne oborrin e mbretit te Rumanise.
Fale njohurive agroteknike moderne dhe aftesive drejtuese pasuria e tij shtohej ne menyre marramendese. Fshatari nga Labova dhe mjeku popullor u shnderrua ne nje latifondist me te ardhura financiare te pallogaritshme. Vecse ai dallohej nga te tjeret edhe per klasen dhe sjelljen elegante menyren evropiane te jetes qe bente dhe shoqerine e tij te zgjedhur qe perfshinte edhe princa e mbreter. Rezidenca e tij afer Bukureshtit permendej jo vetem si vend i darkave madheshtore qe shtroheshin dhe i shampanjes e i vererave franceze nga me cilesoret qe sherbeheshin pa kursim por edhe per biblioteken madheshtore unike ne Rumani.Pasuria e pafund qe grumbulloi ia shtoi edhe me shume fisnikerine duke i ngjallur gjithashtu pasionin per te ndihmuar te varfrit kudo qe ishin dhe per te dhene dhurime me permasa te medha dhe te zgjedhura me shume kujdes.
E VRTETA E GJASHT EUREKA OSE RRUGA PR ATHIN
Vangjel Zhapa ishte magjepsur qe nga koha e shkolles nga kultura arti historia letersia dhe qytetaria helene. Tashme me nje pasuri qe vleresohej 6 milione florinj kishte vendosur qe pas Rumanise te materializonte idete e tij edhe ne Greqi e cila vazhdonte te tregohej e ftohte me te. Ne fillim te vitit 1856 i propozoi qeverise greke se ishte i gatshem te mbeshteste moralisht dhe materialisht ringjalljen e lojerave olimpike te lashtesise. Ai do te dhuronte me kete rast medaljet e arta per sportistet fitues te cilat do tua dorezonte personalisht. Ministri i Jashtem grek Rangavis i pergjigjet jo pa sarkazem Sot kombet nuk dallohet nga atletet dhe vrapuesit me te mire por nepermjet kampioneve ne industri artizanat dhe agrikulture. N. Postolake Lavdi Vangjel Zhapes Bukuresht 1996. Cituar nga Q. Hila. Zhapa misherimi i kampionit me te suksesshem per kohen me urtesi dhe durim zhvilloi nje leterkembim te dendur me Rangovisin qe zgjati dy vjet me radhe por me kot. Qeveria greke nuk levizte nga pozicioni i saj. Duke ditur tashme se cdo gje ka nje cmim biznesmeni Vangjel Zhapa nga Labova i drejtohet mbretit Otton duke i ofruar qeverise greke si dhurate 400 aksione te shoqerise rumune te lundrimit mijera monedha flori pervec medaljeve te arit per fituesit e garave te Olimpiades. Qeveria greke dhe mbreti Otton nuk mund te rezistonin perballe kesaj oferte. Keto dhurata bene te mundur qe te dale menjehere dekreti i vecante mbreteror qe pranonte dhuratat dhe ngarkonte nje komision te posacem me ministrin e Brendshem ne krye per organizimin e garave dhe ekspozitave.
Garat qe u organizuan ne nentor 1859 ne rruget e Athines dhe jo ne stadiumin e vjeter per rikonstruksionin e te cilit Zhapa kishte dhene nje shume tjeter te madhe te hollash deshtuan. Vete Vangjel Zhapa vendosi ne koken e fituesit kuroren e lavdise. Kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe ai shkeli token greke qe pas perfundimit te luftes kunder turqve me 1830.
Edicionet e tjera u zhvilluan normalisht ne vitet 1870 18751889. Vecse Zhapa i semure qe nga viti 1862 nderroi jete me 1865.
E VRTETA E SHTAT NJ QNDRIM I NEVERITSHM...
Per kontributin e madh qe dha Zhapa per Lojerat Olimpike dhe jo vetem shteti grek i ndertoi nje shtatore perjetesimi qe u vendos ne te majte te hyrjes qendrore te pallatit e cila do te mbante emrin Zappeion greqishtja nuk e ka tingullin zh nderkohe qe emri i tij u shkrua bashke me emrat e burrave me te medhenj te Greqise ne sallen e Parlamentit.Pas vdekjes se tij qeveritaret greke te kohes bashke me pasurine lakmonin edhe Vangjel Zhapen si personalitet poliedrik hero i kryengritjes greke dhe pasaniku me i madh i Europes Lindore. Vecse Zhapen e donin grek me origjine greke me prinder greke i lindur ne nje fshat qe ndodhej ne nje krahine greke. Pra ata donin Laboven dhe Rrezen greke edhe pse eshte nje krahine e vendosur thelle ne tokat shqiptare. Keshtu paraqitet fatkeqesisht Vangjel Zhapa jo vetem ne botime te ndryshme greke por edhe ne gjuhe te tjera. Perkatesia e tij qind per qind shqiptare dhe karakteri i paster etnik shqiptar i krahines se tij mjegullohen me formulime si Vangjel Zhapa eshte me origjine greke dhe ka lindur ne Labove nje fshat i Epirit te Veriut duke lene te kuptohet se vinte nga nje krahine greke. Ne te vertete Epiri i Veriut nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston si toponim i nje territori te caktuar gjeografik Filip Lico Probleme te marredhenieve greko- shqiptare Tirane 2009 f. 108. Epiri i Veriut lindi historikisht ne fund te lufterave ballkanike si nje term politik qe lidhet me koniunkturen politiko-ushtarake diplomatike dhe strategjike ne ate kohe kur secili nga vendet ballkanike synonte te merrte sa me shume territore nga Perandoria Turke e larguar nga Ballkani. Po aty f. 158 . Pra ne kohen kur jetonte V. Zhapa 1800-1865 ende nuk ishte sajuar Vorio Epiri kurse per turqit ai si cdo i krishtere shqiptar ishte kaur grek sikurse cdo mysliman ishte turk. Keto emertime jane kapercyer me kohe dhe perdorimi i tyre ne ditet tona tregon varferine e argumenteve prej autoreve te tyre. Po aty f. 160 meqenese identifikimi i ortodokseve shqiptare me etnine greke eshte krejtesisht i gabuar. Ortodokse ne Ballkan jane edhe serbet edhe bullgaret edhe rumunet po aty f. 167.Sot ne fillim te shekullit 21 te flitet me gjuhen e shekujve te kaluar eshte e paperceptueshme. Me pretendime te tilla nuk mund te kete kurre marredhenie te sinqerta miqesie dhe bashkepunimi midis Greqise dhe Shqiperise perfundon minoritari i urte grek Filip Lico ne librin e tij Probleme te marredhenieve greko-shqiptare f. 166.
T VRTETAT PR LABOVN E MADHE DHE LABOVITT
Keto teori te djallezuara dhe pa asnje baze shkencore qe u fabrikuan para mesit te shekullit XIX cuditerisht vazhdojne edhe ne ditet tona edhe pse modeli per argumentimin e autoktonise se shqiptareve buron drejtperdrejt nga studimi i zakoneve te banoreve te Rrezes fshatrat ne krahun e djathte te lumit Drino para bashkimit te tij me Vjosen. Hahn Studime Shqiptare Jena 1853 f. 175 te cilat jane perzgjedhur nga shkencetari i madh gjerman Johann Georg von Hahn dhe shqiptari dr. Apostol Meksi ngaqe i perkasin nje zone te paster nga pikepamja etnografike larg ndikimeve greke sllave dhe aq me teper turke. Nelson abej Autoktonia e shqiptareve ne studimet gjermane. Tirane. 1990 f. 79.Labovitet dhe gjithe banoret e Rrezes krenare per origjinen dhe te dashuruar pas gjuhes se tyre te bukur kane dhene nje ndihmese te madhe per levrimin dhe futjen e saj ne kisha dhe ne shkolla. I pari ne kete drejtim shkelqeu dr. Vangjel Meksi 1770-1823 mjeku i Ali Pashe Tepelenes qe pasi hartoi gramatiken shqipe e para nga autore shqiptare para vitit 1819 perpiloi alfabetin origjinal qe permbante edhe shkronja neolatine hartoi drejtshkrimin e gjuhes shqipe si dhe shqiperoi veprat e francezit Fleuri me format teksti per nxenesit shqiptare 1814 duke perfunduar me kryevepren e tij shqiperimin e plote te Dhjate se Re 1821.Fill pas tij spikat Vangjel Zhapa 1800-1865 qe i shtyre nga dashuria per popullin e tij dhe per gjuhen shqipe beri te mundur mesimin e saj ne shkollat me dy klase gjimnaz qe i ngriti vete 1860 si dhe ne shkollat fillore greke qe funksiononin ne Shqiperine e Jugut. Ai mbeshteti financiarisht Naum Veqilharxhin per botimin e abetareve te para shqipe 1844 1845 dhe beri te mundur nxjerrjen e fermanit per hapjen e shkollave shqipe ne Shqiperine e Jugut. Perbri Vangjel Zhapes duhet vendosur leklioti Anastas Byku qe ushtroi veprimtarine atdhetare ne periudhen 1848-1878 dhe nuk rreshti se theksuari se me gjithe ndarjet fetare dhe krahinore populli shqiptar perbente nje njesi kombetare me vete. Ai ishte kryeredaktor i gazetes se pare ne gjuhen shqipe Pellazgu qe kishte karakter te theksuar atdhetar dhe subvencionohej nga miku i tij i familjes V. Zhapa. Kjo gazete sherbeu per te zgjuar dhe orientuar polemiken e zjarrte qe zhvillohej ne gjirin e inteligjences shqiptare ne fund te viteve 50 te shekullit XIX ne Shqiperi dhe jashte saj. Me dhurimet e V. Zhapes botoi Grame per shqiptaret. Ai hartoi gjithashtu projektin per krijimin e nje sistemi te vecante per arsimin ne Shqiperi 1860.E jashtezakonshme ka qene veprimtaria patriotike e dr. Apostol Meksit 1825-1869. Ai duke ndihmuar Hahn-in per te mesuar me mire gjuhen shqipe e njohu edhe me traditat e zakonet familjare te vendlindjes se vet dhe te krahines se Rrezes. Hahn-it i terhoqen vemendjen rrefimet e tij dhe e ngarkoi te kryeje mbledhjen dhe pershkrimin e plote te tyre. Kete material studimor Hahn-i e botoi ne vepren e mirenjohur Albanesische Studien Studime Shqiptare. Me kete pershkrim dr. A. Meksi del si studiuesi i pare shqiptar ne fushen e etnografise.Vazhduesi i punes se rilindesve labovite dr. Dhimiter Apostol Meksi1855-1910 ishte njekohesisht levrues i gjuhes shqipe mbledhes i folklorit dhe materialeve etnografike ne ameri perkthyes i klasikeve greke ne shqip dhe arkeolog.Keta rilindes te vertete i kane sherbyer atdheut duke ruajtur dinjitetin dhe identitetin kombetar ne periudhen me te veshtire kur pushtuesit osmane dhe shovinistet fqinje pergatiteshin ta eliminonin ate duke krijuar dhe perhapur ne menyre obsesive teori te shumta te djallezuara.I jashtezakonshem ka qene edhe aktiviteti i politikaneve labovite gjate fundit te shekullit XIX dhe fillimit te shekullit XX duke filluar nga Petro Meksi komisar i Lidhjes se Prizrenit per jugun dhe luftetar ne luften e Vlores Jorgji Meksi 1860-1942 gazetari revolucionar qe shkruante se nuk jane vetem shkollat qe do te na ndajne nga Turqia por edhe baruti dhe Kristo Meksi 1849-1930 qe pas nje veprimtarie te dendur patriotike ne Rumani shoqeroi Ismail Qemalin per ne Vlore ku si deputet i Gjirokastres nenshkroi dokumentin final te Shpalljes se Pavaresise.E rendesishme ka qene veprimtaria patriotike e mesuesve labovite Nane Panajot Meksi 1862-1937 dhe Vasil Konomi qe te mbeshtetur nga vellezerit Illo dhe Vangjel Nocka dhe pothuajse nga gjithe bashkesia labovite 94 nga 100 familje qe banonin ne Labove kapercyen pengesat e shumta te ngritura nga Mitropolia e Gjirokastres dhe autoritetet turke dhe ne 10 prill 1910 hapen shkollen e pare shqipe ne rrethin e Gjirokastres. Ata gjithashtu perkthyen Apostollin per ta thene shqip ne kishen e Laboves.Besoj se do te gjeje mirekuptimin e bashkefshatareve te mi qe te rreshtoj bashke me labovitet e shquar edhe Vangjel Meksin 1903-1983 autor i librit Labova ne shekuj 1970 qe paraqet perpjekjet titanike te laboviteve per futjen e gjuhes shqipe ne kisha dhe shkolla ngjarje keto qe rrojne edhe sot ne kujtesen historike te popullit tone si deshmi e tij per te ruajtur identitetin dhe dinjitetin kombetar gjuhen amtare dhe kulturen shqiptare. Ne fillim te shekullit XIX labovitet u vendosen prane Ali pashe Tepelenes ne mbeshtetje te synimit te tij per te krijuar shtetin shqiptar te pavarur. Komuniteti labovit vazhdonte i bashkuar edhe ne mes te shekullit XIX kur nxiste dhe mbeshteste Vangjel Zhapen per futjen edhe te shqipes ne shkollen e tij te Laboves ose kur Nane Panajot Meksi me shoke hapen ne 10 prill 1910 shkollen e pare shqipe.Me formimin e Shtetit shqiptar shume labovite te diplomuar ne universitetet e Europes u kthyen ne Shqiperi dhe u vendosen ne Tirane kryeqyteti i atdheut dhe vune ne sherbim te tij aftesite profesionale ndershmerine dhe patriotizmin per ndertimin dhe funksionimin e nje shteti te lire ne shembullin e demokracive perendimore.
E VRTETA E TET LVRUES I GJUHS SHQIPE
Vangjel Zhapen edhe pse i larguar prej kohesh nga Shqiperia e gjejme ne disa dokumente qe vertetojne se gjate viteve 40 qendronte shume prane Naum Veqilharxhit ne Rumani dhe kishte diskutuar me jave te tera lidhur me alfabetin e tij Aleks Buda Studime historike 1965 2 f. 60. Andrej Ibagovu ne librin e tij Carte de alegere nenvizon Rreth viteve 1844 Vangjel Zhapa dhe dr. Arsaqi te nxitur nga bashkatdhetari i tyre Naum Veqilharxhi kishin vendosur te mbeshtetnin nje levizje per kulture kombetare. Naum Veqilharxhi kishte pergatitur nje abetare ne gjuhen shqipe nje gramatike dhe libra te tjere didaktike. Zhapa dhe Arsaqi e derguan ne Stamboll me letra rekomandimi per shtypjen e librave dhe nxjerrjen e nje fermani me ane te cilit te lejohej hapja e shkollave ne gjuhen shqipe. Librat u shtypen menjehere fermani doli dhe librat u derguan ne Shqiperi A. Ibagovu Carte de alegere Bukuresht 1887 f. 119-120 cituar nga Myslim Islami tek N. Veqilharxhi Tirane 1977 f. 119-120. Nikolla Naco 1843-1913 atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes Shqiptare ka deshmuar se Vangjel Zhapa me dr. Arsaqin dhuruan respektivisht 25000 dhe 10000 flori per gjuhen shqipe dhe punuan se bashku me N. Veqilharxhin per te shkruar gjuhen shqipe dhe per te shtypur shume kartera Nikolla Naco Gaz.Shqiptari Bukuresht 23. 10. 1888 cituar nga Dh. Shuteriqi Gjurmime Letrare f. 246. Librat e N. Veqilharxhit qe pane drite nepermjet dhurimeve te Zhapes jane vetari 1844 dhe Fare i ri evetar shqip 1845 d.m.th. dy abetaret e para te gjuhes shqipe. Me keta libra dhe me idete e shprehura ne ta nga N. Veqilharxhi hapet programi kulturor-gjuhesor i Rilindjes Kombetare dhe hidhen hapat e pare te arsimit shqip. Ne vitin 1860 V. Zhapa shprehet hapur se shqipja mund te shkruhet per nevojat e perdorimit familjar por edhe si mjet per te fituar me shume dije. gaz. Elpis Athine 5.11.1860 cituar nga Dh. Shuteriqi Naum Veqilharxhi ne Gjurmime letrare Tirane 1974 f. 229. Vangjel Zhapa mbeshteti financiarisht Anastas Bykun per botimin e gazetes patriotike Pellazgu gazeta e pare ne gjuhen shqipe si dhe gramatiken Grame per shqiptaret me 1861 qe u perdor ne shkollat e tij ku sic dihet u mesua edhe shqipja pervec greqishtes.
E VRTETA E NNT
SHKOLLAT E ZHAPS
Vangjel Zhapa edhe pas vdekjes se Naum Veqilharxhit vazhdoi te jete aktiv ne drejtim te problemeve te shumta lidhur me Shqiperine shqiptaret gjuhen shqipe dhe futjen e saj ne shkolla. Ne frymen e porosive te Naum Veqilharxhit u shtrua ne menyre propagandistike se ne qofte se nuk e mesojme nje popull ne gjuhen e tij amtare nuk eshte e mundur ta edukojme ate. Per te arritur kete qellim ishte hartuar nje program i gjere veprimtarish qe do te realizohej kryesisht me mbeshtetjen financiare te Vangjel Zhapes i cili prej kohesh kishte dhuruar te holla per mbajtjen e shkollave ne fshatrat e rretheve te Gjirokastres Tepelenes Permetit etj. A. Buda Studime historike Tirane 1965 2 f. 99. Sipas programit te hartuar nga Vangjel Zhapa dhe Anastas Byku qe do te ishte inspektor i shkollave te Zhapes ne Labove dhe gjetke parashikohej
- botimi ne shkalle te gjere i librave shkollore ne gjuhen shqipe
- hapja e shkollave fillore ne shqip per vajza dhe djem mundesisht ne cdo fshat
- ndertimi i gjimnazeve ne Gjirokaster Permet i nje liceu ne Berat si dhe i dy shkollave te mesme per vajza ne Rreze dhe Labove. Pellazgu 25.5.1859 dhe 24.12.1860. Ne gazeten Pellazgu 1.3.1861 A. Byku boton nje artikull ku ve ne dukje se V. Zhapa prej kohesh kishte dhuruar te holla per mbajtjen e shkollave ne rrethin e Permetit Gjirokastres Tepelenes etj. Ne njeren nga keto shkolla ne Laboven e Zhapes nuk mesohej vetem greqisht por edhe shqip si mjet ndihmesPo ne gazeten Pellazgu Vangjel Zhapa shkruan nje artikull ne te cilin ve ne dukje veprimet e veta ne favor te shkollave ne Shqiperi ku ka futur edhe shqipen. A. Buda Te dhena mbi levizjen kombetare shqiptare ne vitet 1859-1861 Studime historike nr. 2 1965. Dh. Shuteriqi shkruan Zhapa ndihmoi vertet per futjen e shqipes ne shkollat greke Dh. Shuteriqi Gjurmime letrare Tirane 2 1974 f. 247. Ne nje periudhe shume te veshtire per shqiptaret kur Perandoria Osmane dhe Mbreteria e Greqise shtuan perpjekjet e tyre per te zhdukur gjuhen dhe kombesine e popullit tone nderkohe qe Levizja Kombetare Shqiptare qendronte ne nivelin me te ulet ishte vetem laboviti Vangjel Zhapa i cili me energjine dhe pasurine e tij beri te mundur qe shqiptaret te mesonin gjuhen amtare jo vetem ne shkollat qe ndertoi vete por edhe ne qindra shkolla greke qe funksiononin kudo ne Shqiperine e Jugut. Vetem pas disa dhjetevjecaresh dhe pikerisht ne fund te shekullit te XIX lufta per mesimin e gjuhes shqipe do te zinte nje vend qendror ne programin politik dhe kulturor te Rilindjes Kombetare.
E VRTETA E DHJET PARARENDS I QYTETRIMIT EUROPIAN
Labovitet e te gjithe brezave prej kohesh kane shprehur trishtimin e tyre per faktin se Vangjel Zhapa ka ndare dashurine e tij edhe me dy vende te tjera. Ai ka qene nenshtetas rumun gjate pjeses me te madhe te jetes dhe Rumanine e quante atdheu i adoptuar kurse atdhe quante edhe Greqine megjithese fjalet me te embla do ti shprehte per vendlindjen e tij si atdhe te vecante ose vendi i shenjte ku takohej me Zotin. V. Zhapa kujtohet dhe nderohet me respekt ne Rumani pasurite e tij te shumta kane lumturuar dhe vazhdojne ti lumturojne greket ndersa ne shqiptaret te drejtuar keq nga historiografia jone vazhdojme te mos e shohim ne 360 grade figuren e tij poliedrike dhe behemi xheloze me popujt e tjere te Ballkanit qe ne kohen kur jetonte bashkefshatari yne milioner ishin ne gjendje te thithnin investimet dhe donacionet e shumta qe ofronte ky bamires shqiptar i jashtezakonshem. Krahas parave te shumta qe dhuronte me delikatesen qe e karakterizonte ai kishte gjithashtu kapacitetet e duhura te shperndante paqe dashuri dhe mirekuptim midis popujve duke u integruar plotesisht ne historine e kultures te zhvillimit ekonomik dhe te qyteterimit panballkanik te mesit te shekullit XIX.
prof. Fedhon Meksi