E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoket e qelise Se dinim per arratisjen e Ajet Markut nga 313-a

TIRANE - Ajet Marku i arratisur pak dite me pare nga Burgu 313 ku mbahej per tentative grabitjeje ne nje banke mesa duket nuk u kishte shprehur asgje per planin e tij as shokeve te qelise. Dy personat qe mbaheshin ne qeli me 20-vjecarin e akuzuar per tentativen e vjedhjes se bankes me 17 shtator 2010 i cili u arratis nga burgu me 2 dhjetor 2010 jane marre dje ne pyetje nga grupi hetimor. Sipas burimeve nga hetimi i ceshtjes dy shoket e qelise se 20-vjecarit te arratisur kane deshmuar se ne asnje rast i riu me origjine nga Kukesi nuk u kishte lene te kuptonin se po planifikonte arratisjen nga paraburgimi. Hetuesit thane se kane marre ne pyetje shoket e qelise se Ajet Markut per te zbardhur detaje te mundshme mbi ngjarjen por te dy te paraburgosurit nuk kane dhene shume shpjegime. Ata kane thene se arratisja e te riut ka qene e papritur dhe e pabesueshme edhe per vete shoket e qelise. Po keshtu grupi i hetimit ka marre ne pyetje edhe dy nga te burgosurit qe ndodheshin ne ambientin e ajrimit ku po luanin futboll se bashku me Ajet Markun. Te burgosurit kane thene se situata ka qene krejt normale derisa ne nje moment 20-vjecari eshte shkeputur nga te tjeret dhe per cudi ne menyre te rrufeshme ka ngjitur murin rrethues duke u shpetuar edhe perpjekjeve te policise per te ndaluar arratisjen e tij. Prokuroria dhe policia e Tiranes po vazhdojne hetimet ne lidhje me arratisjen e Ajet Markut nga Burgu 313 ne Tirane. Nderkohe dy dite me pare pasi mori ne dorezim dosjen e ngjarjes prokuroria urdheroi lirimin nga arresti per dy zyrtaret e burgut te akuzuar per shkeljen e masave te sigurise qe sollen edhe arratisjen e 20-vjecarit te akuzuar per grabitje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje. Me urdher te prokurorit Arben Nelaj u liruan nga burgu shtetasit Kamber Hoxha pergjegjes i sigurise se burgut dhe shtetasi Eqerem Disha specialist i trupes se regjimit te brendshem. Keta dy persona dhe tre police te rolit baze po hetohen per akuzen e shperdorimit te detyres me pasoje arratisjen e Ajet Markut. tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›