Gjykatat kerkojne buxhet Ne 2010 punuam me mungese stafi
Buxheti per gjykatat tashme i miratuar ne Parlament mbulon pagat e 1166 punonjesve nderkohe qe Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor ka bere te ditur nevojen per rritje te numrit te punonjesve te gjyqesorit nga 1166 ne 1236 punonjes pra me nje shtese prej 70 punonjesish pagat e te cileve kane nje efekt total financiar ne vleren e rreth 53 984 mije lekeve. Sipas Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor kjo rritje e numrit te punonjesve eshte e argumentuar dhe bazohet ne aktet e reja ligjore per percaktimin e numrit te gjyqtareve dhe analizen e nevojave per rritjen e efektivitetit te punes se administrates te gjykatave. Me dekretin e Presidentit te Republikes nr.6265 date 16 shtator 2009 eshte caktuar qe numri i gjyqtareve ne Gjykatat e Rretheve Gjyqesore dhe te Apelit rritet me 14 veta. Vec kesaj ne muajin shtator 2010 numri ne organike ne Gjykaten e Rrethit Tirane eshte rritur edhe me 3 gjyqtare te tjere. Ky numer gjyqtaresh do te kerkonte minimalisht per cdo gjyqtar 1 sekretare gjyqesore shtese ne stafet administrative ndihmese. Gjate vitit 2010 Pushtetit Gjyqesor i jane shkurtuar 64 punonjes per pasoje gjate vitit 2010 eshte punuar me nje administrate gjyqesore te pamjaftueshme per tju pergjigjur nevojave reale qe ka Pushteti Gjyqesor per nje funksionim normal te procesit te gjykimit. Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor ka pohuar se kerkesa per rritjen e numrit te punonjesve bazohet edhe ne shqetesimet e ngritura nga gjykatat. Po keshtu e njejta zyre ka kerkuar shtese fondi ne masen 64.000 mije leke te reja per mbulimin e shpenzimeve per ruajtjen e godinave te gjykatave me polici private pasi nga 1 janari 2011 policia private nuk do te ruaje keto godina pas orarit zyrtar dhe ne ditet e fundjaves.
Trazhgim Sokolaj