E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë yjet premtues në botën e futbollit

Janë një numër talentesh të rinj që po fitojnë famë në kampionatet e ndryshme europiane, por dhe në ato të Amerikës së Jugut. Kudo që ata luajnë në Argjentinë apo Brazili, ata janë të aftë të tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës të tilla si Reali i Madridit, Barcelona, Interi dhe Milani, ose kanë bërë lëvizje në shumë të mëdha. Ja dhe dhjetë lojtarët e rinj më premtues në botë. Të gjithë janë të gatshëm të hyjnë në historinë e futbollit. Por kush do të jeta nga këta një Ronaldo, Kaka apo Mesi i ardhshëm?

1
Douglas Kosta (19 vjeç) - Mesfushori sulmues luan për Gremion në Brazil dhe cilësohet si “Ronaldinjo i ri”. Vlera e kartonit të tij mund të shkojë deri në 20 milionë sterlina. Klubet më të mëdha në Angli dhe Spanjë interesohen për specialistin e gjuajtjeve të lira.

2
Angel Di Maria (21 vjeç): Mesfushori argjentinas shkëlqeu në fitoren 5-0 të Benfikës kundër Evertonit në Ligën e Europës me 3 asist. Di Maria është një talent joshës dhe është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares argjentinase, Diego Armando Maradona.

3

Pato (20 vjeç): “Rosaku” është i njohur në Itali për qëtësinë e pabesueshme dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme në kontrollin e topit. Brazilani ka fituar reputacion në Serinë A dhe konsiderohet nga të gjithë si “Mesi i Milanit”.

4
Bojan Kërkiç (19 vjeç): Për sulmuesin spanjoll është vënë bast se mund të shndërrohet në një nga legjendat e Barcelonës në të ardhmen. Duke luajtur më shumë se 50 ndeshje në La Liga për Barçën, Bojan ka fituar një eksperiencë të madhe. Ka shënuar 16 gola në 20 ndeshje për Spanjën U-21.

5

Stevan Jovetiç (20 vjeç): Fansat e Liverpulit e kujton malaziasin shumë mirë, sulmuesi i Fiorentinës u shënoi dy gola në Ligën e Kampioneve. “Jo-jo” u transferua nga Partizani i Beogradit për shumën e 7.3 milionë sterlianave.

6
Sofiane Feghouli (19 vjeç): Mbrojtësi francez me origjinë algjeriane konsiderohet si “Zidani i ri”, si për origjinën ashtu dhe për talentin e tij në futboll. Aktualisht luan me Grenoblin në Francë, duke shënuar e krijuar shumë gola.

7
Diego Buonanotte (21 vjeç): Mesfushori sulmues i River Plejt vlerësohet si një prej më të talentuarëve në Argjentinë. Revista e njohur “World Soccer Magazinë” e vlerësoi si një prej 50 lojtarëve të rinj më të talentuar në botë.

8
Mario Balotelli (19 vjeç): Sulmuesi italian luan për Interin dhe është i shpejtë dhe me dhunti teknike. I ardhur nga Lumezane në vitin 1996 ai ka luajtur për Interin në 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 20 gola.

9

Daniel Opare (19 vjeç): Mbrojtësi i djathtë ganez luan aktualisht të Real Madrdi, nga Ashanti Gold për shumën e 1 milion sterlinave. Aktualisht është lojtar i ekipit Kombëtar ganez dhe konsiderohet si mbrojtës me të ardhme.

10
Breno Borges (20 vjeç): Mbrojtësi brazilian i Bajernit të Munihut nënshkroi për 8 milionë sterlina për Bajernin nga San Paolo. Konsiderohet si një Lusio i ri dhe për të interesohet Juventusi që kërkon një zëvendësues të Fabio Kanavaros. annavaro.

21 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›