E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe "zbardh" kuqezinjte premtues

Aranit Muraci
Josip Kuzhe zgjodhi lojtaret e se ardhmes, qe do te kompletojne ekipin kombetar ne vigjilje te "Euro 2012". Pas festave te Vitit te Ri, disa nga lojtaret me te spikatur te kampionatit tone nen drejtimin e kroatit Josip Kuzhe do te nisen drejt Turqise, ku do te zhvillohet faza e pergatitjeve te dimrit, para se te seleksionohen disa nga ata qe do te spikasin me teper ne loje. Nga data 3 janar deri me 10 te muajit tjeter, ne drejtimin e Kuzhese do te zhvillohet "zbori" i pare pas marrjes se detyres. Kjo praktike eshte e njohur per futbollin tone, gjate kohes qe kuqezinjte i drejtonte trajneri tjeter kroat, Oto Baric. Edhe gjermani Hans-Peter Brigel, i cili e solli dhe e aplikoi ne kombetaren tone per here te pare, zhvilloi disa vite me radhe nje faze pergatitore te ketij lloji, por ne te gjitha rastet pati shume pak prurje te reja ne radhet e kuqezinjve. Kuzhe eshte treguar me i vemendshem dhe ka qene shume prane futbollit shqiptar, qe prej marrjes se detyres se tij. 60-vjecari drejtoi ekipin kombetar ne tre ndeshjet e fundit te eliminatoreve te Kupes se Botes dhe rinovoi kontraten me kuqezinjte, vetem pak dite me pare. Ai do te afroje lojtare me perspektive dhe premtoi se Shqiperia ka talente qe do te zhvillohen me kalimin e muajve, ku janari do te jape rezultatet e para ne kete drejtim. Josip Kuzhe zgjati kontraten edhe per tre vite te tjera ne stolin kuqezi. Kroati i bankines kuqezi, i ka ndjekur te gjithe lojtaret e grumbulluar, ne ndeshjet e kampionatit dhe pati deklaruar se pas shpalljes se listes nuk do te kete askush vendin e sigurt ne radhet e kuqezinjve, sikurse edhe te tjere qe nuk jane ftuar deri tani, do te kene shanse qe te afirmohen gjate pjeses se dyte te ketij kampionati. Shqiperia do te zhvilloje disa ndeshje te tjera miqesore dhe Kuzhe premtoi se ne baze te programit te tij, do te zene vend ne ekipin kombetar te gjithe kandidatet qe do te bindin edhe ne sy te opinionit te gjere sportiv. Para kompeticionit evropian te "Euro 2012", Shqiperia e Kuzhes, ka planifikuar qe te ndertoje nje format me elemente te rinj qe do te gershetohen me disa prej lojtareve me eksperience, per te arritur suksesin qe enderrohet prej disa edicioneve.

Shpetim Mocka (Flamurtari) Sulejman Hoxha (Apolonia), Andi Lila (Tirana),
Maringlen Shoshi (Apolonia), Franc Veliu (Flamurtari), Arjan Pisha (Dinamo), Olsi Gocaj (Kastrioti), Ditmar Bicaj (Tirana), Klodian Samina (Gramozi), Gentian Muca (Dinamo), Emiliano Veliaj (Laci), Sabien Lilaj (Tirana), Jetmir Sefa (Tirana), Emiliano Vila (D. Zagreb), Gjergji Muzaka (Tirana), Elis Bakaj (Dinamo), Vasil Shkurtaj (Olimpiakos), Odise Roshi (Flamurtari), Sokol Cikalleshi (Besa), Bekim Balaj (Vllaznia)
Trajneri Josip Kuzhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›