E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana jep autografe dhe ndan dhurata per tifozet e ekipit

Qindra tifoze te ekipit te Sanderlendit i jane drejtuar stadiumit per te takuar dhe marre autografe prej idhullit me te ri te ekipit te tyre, Lorik Cana. Kapiteni i Sanderlendit, Lorik Cana dhe dy lojtare te tjere te ekipit anglez perbenin nje treshe te skuadres se Premier Liges, e cila ishte perzgjedhur per te dhene autografe dhe dhurata per tifoze te shumte. Mesfushori i kombetares shqiptare, Lorik Cana ishte ne qender te vemendjes dhe me i preferuari nga ana e tifozeve. 26-vjecari shqiptar mberriti ne "The Stadium of Light, klub Store", ne nje dite te paralajmeruar nga klubi, pas perfundimit te pjeses se pare te ketij edicioni dhe dhuroi autografe per tifozet. Mbeshtetesit e Canes paten keshtu nje mundesi te mire qe qe te takoheshin me asin e mesfushes se tyre, pavaresisht faktit se binte bore dhe frynte ere e forte gjate gjithe dites. Duke folur pas ecurise se pjeses se pare te ketij sezoni dhe kalimin e bujshem ne radhet e Sanderlendit, mesfushori kuqezi thekson: - "Qe prej levizjes sime te Sanerlendi, mbeshtetesit e mi kane treguar kaq shume besim karshi meje. Ata me kane ndihmuar qe te ndihem vertet mire ketu", - theksoi Cana. "Mendoj se gje e madhe qe te takohem me kaq shume tifoze dhe dua me kete rast qe t'i falenderoj te gjithe per mbeshtetjen e pakursyeshme qe me kane dhene mua personalisht dhe ekipit ne vecanti."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›