E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetefishohen rastet e dhunes ndaj grave

Fier

Dhjetefishohen rastet e dhunes ndaj grave. Shifrat e shtuara gjate vitit 2010 e tregojne me se miri kete fakt edhe pse ato tregojne njekohesisht dhe tendencen per ta bere publike kete dhune. Shefi i sektorit kunder dhunes ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier Flamur Molla ka publikuar dje statistikat e deritanishme te dhunes kryesisht brenda familjes ku objekt jane grate. Nga te dhenat zyrtare rezulton se ne krahasim me nje vit me pare jane pothuajse dhjete here me shume rastet e dhunes te proceduara nga policia. Ky ka qene viti i nje pune intensive per te evidentuar rastet e dhunes kryesisht ndaj grave pasi te gjithe e dime qe familja shqiptare gruaja shqiptare mbart rezerva per ta bere publike dhunen brenda familjes edhe pse kjo mund te jete objekt i sulmeve te vazhdueshme dhe me pasoja fatale. Gjate vitit 2010 ne kemi te arkivuara dhe kemi trajtuar 85 raste qe duke i krahasuar me dy vitet e kaluara duket qarte se ndryshimi eshte i madh. Ne vitin 2009 ne kemi pasur 9 raste dhe ne vitin 2008 vetem 5 te tilla tha shefi i sektorit kunder dhunes ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit Flamur Molla. Ai tha se eshte e nevojshme qe te ngrihet nje qender keshillimore mbeshtetjeje dhe ndihmese per grate. Nese duam qe te luftojme dhunen nuk besoj se mjafton vetem deshira e mire implementimi i ligjit apo burimet njerezore por ne radhe te pare kerkohet bashkepunimi nderinstitucional nje fond posacerisht per keto raste dhe nje staf i specializuar tha Molla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›