Vdes i braktisur burri i supermilitantes
Fatos Nano dhe Ilir Meta jane pajtuar ndersa militantja nga Berati qe tha se do te rrinte edhe pa drita e pa uje qe ata te pajtoheshin nuk u bashkua me babane e femijeve te saj i cili dje eshte gjetur i vdekur i braktisur ne shtepine e tij te vjeter.
Policia e Beratit njoftoi dje per gjetjen e kufomes se Lulzim Likajt 57 vjec dy dite pas kishte nderruar jete per shkaqe natyrore. Lulzim Likaj u gjet i vdekur ne banesen e tij ne lagjen Clirim te ketij qyteti dy dite pasi kishte nderruar jete. Kane qene vellezerit e tij te cilet ne oret e para te dites se djeshme e gjeten te pajete ne banese pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te.
Vellezerit e Likes mesohet se kane shkuar dje ne banesen ku ai jetonte i vetem pas shqetesimeve per mos kontaktimin me ane te telefonit. Ata kane hapur me force deren e baneses private ku 57-vjecari baba i tre femijeve jetonte vetem pas divorcit nga gruaja. Pasi e kane gjetur ne shtrat pa shenja jete vellezerit kane njoftuar policine dhe trupi eshte derguar me pas ne morgun e spitalit te qytetit ku u eshte nenshtruar hetimeve te rastit.
Nga keqyrja e trupit eshte mesuar se burri kishte nderruar jete si pasoje e shkaqeve natyrore. Likaj ishte divorcuar nga bashkeshortja e tij pese vite me pare nderkohe qe femijet jetonin me nenen e tyre ne Itali ku ajo ishte vendosur pas divorcit.
Ish-bashkeshortja e Lulzimit Flora Likaj do te mbetej ne kujtesen e gjithe opinionit publik per deklaraten e saj ne nje nga konferencat e Partise Socialiste ne qytetin e Beratit per bashkimin e Fatos Nanos me Ilir Meten. Gruaja militante ne kulimin e konfliktit mes Nanos dhe Metes beri thirrje per nje bashkim mes tyre duke pohuar madje se socialistet e Beratit nuk donin as uje e as drita por vetem nje bashkim mes te majteve. Militantja socialiste nga Berati pohoi ne fjalen e saj ne konferencen e socialisteve se problemi ne vend ishte vetem ndarja e krereve kryesore te PS-se ne kohen qe qyteti vuante pasojat e medha te mungeses se energjise elektrike. Likaj ne kohen qe beri kete deklarate te forte nga qyteti i Beratit jetonte me femijet e saj ne banesen e prinderve pasi ishte ndare nga bashkeshorti nderkohe qe mbijetonte me te ardhurat e punes si kameriere. Prej vitesh ajo jeton ne Firence te Italise me femijet e saj nderkohe qe nuk ka mundur te kthehet ne Berat per shkak te problemeve me dokumentet e qendrimit ne Itali. Ajo nuk ishte ne Berat as per funeralin e ish-bashkeshortit babait te femijeve te saj.