Deklarata qe beri te famshme Floren
Thirrja
Bashkohuni ju pa ne rrojme edhe pa drita edhe pa uje Kjo ishte thirrja qe Flora Likaj u beri ne vitin 2002 Fatos Nanos dhe Ilir Metes te cilet ishin ne kulmin e nje konflikti qe pas dy vjetesh polli Partine Levizja Socialiste per Integrim. Deklarata e bere ne nje salle mbledhjesh ne qytetin e Beratit zuri vend ne kronikat kryesore te televizioneve dhe ne titujt e pare te gazetave si nje akt qe tregonte fizionomine e militantit partiak. Flora e donte aq shume Partine Socialiste sa e mori fjalen pa leje e zbriti perpara podiumit ku qendronin kreret e partise per tu transmetuar mesazhin e saj sa qesharak edhe trondites.