E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Aksion mafioz kunder votes

/ /

Kreu i ekzekutivit mori pjese ne konferencen Ballkani ne zemer te Europes e iniciuar nga Partia Popullore Europiane PPE sot ne mesdite se bashku me kryetarin e grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Europian zotin Joseph Daul ku parashtroi edhe nje here qendrimin e maxhorances per debatin me shume se 1-vjecar te hetimit te zgjedhjeve. Kur vij ne Bruksel nuk mund te rri pa thene dicka ka nje parim themelor nga i cili nuk mund te heq kurre dore ka nje aksion mafioz kunder votes por une dua tju siguroj se ne rast se ka nje mafia me te keqe ajo eshte mafia e votes se lire u shpreh Berisha. Ne nje konference te perbashket per shtyp me kreun e grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Europian Joseph Daul kryeministri shqiptar vleresoi te gjitha iniciativat e ndermarra nga Brukseli per zgjidhjen e krizes. Ne te njejten kohe ai permendi edhe faktin qe kreu i PS-se Edi Rama ndryshoi nenin e statutit qe e detyronte te largohej nga partia nese humbiste zgjedhjet. Zoti President deshiroj tju falenderoj per gjithe perpjekjet tuaja per te na ndihmuar ne zgjidhjen e problemeve te krijuara nga pretendimet e opozites. Sic e dini une kam bere gjithcka qe eshte e mundur kam bere te gjitha kompromiset me perjashtim te dhunimit te Kushtetutes dhe dispozitave ligjore te vendit tim. Si perfundim shefi i opozites para zgjedhjeve perfshiu ne statutin e partise se tij nje nen sipas te cilit ai do te largohej ne rast te humbjes se zgjedhjeve por pas zgjedhjeve pasi nuk mori rezultatin e deshiruar ai e ndryshoi kete nen ne statutin e Partise sipas te cilit kryetari nuk jepte doreheqjen. Por ky eshte nje rast i paprecedent u shpreh Berisha.
Bisedimet

Duke folur per ato cka ka ofruar deri tani maxhoranca ne pergjigje te kerkeses se PS-se per te hetuar zgjedhjet Berisha u shpreh se shumica ka pranuar gjithcka me perjashtim te rishikimit te vendimeve te gjykatave. Sipas tij Marredheniet e Shqiperise me Komisionin Europian jane marredhenie te mbeshtetura mbi transparencen. Ne e marrim shume seriozisht raportin. Meqenese ka nje proces qe eshte transparent madje me transparent qendrimi i qeverise ndaj opozites une nuk do te pranoja kurre ate qe nuk me takon. fare ka kerkuar opozita ajo ka kerkuar komision ne e kemi pranuar ajo ka kerkuar kryesimin e komisionit hetimor dhe ne kemi thene PO ajo ka kerkuar qe te hetohen te gjitha ceshtjet dhe ne kemi thene PO te gjitha ceshtjet me perjashtim te nje gjeje qe te mos hetohen politikisht vendimet e pushtetit gjyqesor sepse nuk mund te kete asnje force politike qe te kerkoje rishikimin e nje vendimi gjyqesor vijoi me tej kryeministri. I pyetur se si i komenton ai raportet e Brukselit qe e cilesojne korrupsionin si problem per vendin Berisha tha se Shqiperia ka arritur disa rezultate gjate ketyre viteve ku nje prej te cileve eshte vleresimi si vendi i pare ne bote me 100 per qind te prokurimeve elektronike. Berisha Ne 1992-shin e kisha rrogen 16 USD

Duke folur ne konferencen Ballkani ne zemer te Europes Berisha tha nje kujtim eshte i gjalle per mua. Kur erdha ketu para 18 vitesh dhe takova Jacque Delore dhe Egon Klepsch isha ulur perbri tyre si presidenti i nje vendi me nje page prej 16 dollare ne muaj dhe cdo shqiptar kishte 204 dollare per fryme ne vit. Vendi im ishte pothuajse ne humneren e historise. Por sot shikoni vendi im eshte padyshim nje hop cilesor. Vendim im tani ndodhet ne grupin e vendeve me te ardhura mesatare te larta eshte nje vend me nje ekonomi te gjalle solide dhe entuziaste i cili mbajti rritjen edhe ne pikun e krizes financiare ne Europe. Pack Sjellja e opozites eshte e turpshme

Eurodeputetja gjermane Doris Pack kritikoi dje ne fjalen e saj ne konferencen e mbajtur ne Bruksel qendrimin e PS-se. Javes qe shkoi erdhi nje lajm i mire per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Jam e lumtur qe Shqiperia ia doli mbas kesaj kohe kaq te gjate. Shpresoj qe edhe per Kosoven te nise ky proces. Situata ne Shqiperi eshte e veshtire. Prej nje viti e gjysme opozita nuk shkon ne Parlament edhe kur jane nuk votojne. Bejne demonstrata duke krijuar veshtiresi per qeverine. Kjo eshte e turpshme. Qeveria po punon shume mire. Te dyja palet duhet te ulen ne tryeze por per mendimin tim njera pale ka me shume faj tha Pack.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›