E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetera militante e deputete te PS-se bllokojne akset nacionale te vendit

Dhjetëra militantë dhe deputetë të Partisë Socialiste në rrethet Vlorë, Fier, Durrës, Elbasan, i janë përgjigjur thirrjes së një dite më parë të Edi Ramës për ngritje në protesta.

Ata kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve nacionale, kanë penguar lëvizjen dhe qarkullimin ndërsa kanë djegur goma makine.

Nga njoftimet e policive vendore, turmat duke iu bindur urdhrave dhe kërkesave të deputetëve iu janë drejtuar pikave kyçe të akseve rrugore ku dhe kanë qëndruar aty për të mbajtur të bllokuar lëvizjen e lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›