Dhjetori fluks biletash me destinacion Europen

Problem mbeten cmimet e larta te biletave te udhetimit nga me te shtrenjtat jo vetem ne rajon por edhe ne krejt kontinentin. Pas vendimit unanim te marre ne Bruksel nga Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise se vendeve anetare te Bashkimit Europian per levizjen pa viza per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines ne agjencite e ndryshme te udhetimeve jane vene re interesimet e para per blerjen e biletave pas dates 15 dhjetor.
Edmond Basha menaxher i nje prej agjencive me te medha te udhetimeve ne Durres e Tirane thote se nje dite pas marrjes se vendimit kane nisur dhe prerjet e para te biletave ndersa prenotimet kishin nisur edhe me pare qe ne momentin kur Parlamenti Europian hapi driten jeshile per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.
Italia Gjermania Belgjika e Franca jane destinacionet e atyre qe deri me tani kane prere biletat per te udhetuar pas 15 dhjetorit. Keshtu destinacioni i qytetareve eshte i ndryshem jo vetem ne vendet fqinje ku kane familjare dhe te aferm qe kane emigruar prej vitesh por edhe ne kryeqytete te tjera europiane me deshiren e vizitave turistike ne to dhe kryesisht te kalimit te festave te fundvitit qe parashikohet te ndryshojne drejtimin e levizjeve ne pikat kufitare.
Ne portin me te madh te vendit gjithashtu pritet qe te merren masa qe ne fillim te muajit te ardhshem per te perballuar fluksin ne dalje nderkohe qe parashikohet nje renie e numrit te emigranteve qe do te mberrijne ne vend per te festuar festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Shume prej tyre do te detyrohen te qendrojne ne vendet europiane ku jetojne e punojne per te pritur familjaret dhe te afermit e tjere nga Shqiperia.
Kompanite e lundrimit do te shtojne numrin e trageteve ne linjat me Italine si dhe numrin e prekjeve nderkohe qe me 15 nentor Drejtoria e Pergjithshme Detare do te nise kontrollet ne tragete per te mundesuar nje udhetim komod dhe brenda standardeve te kerkuara te sherbimit dhe higjienes per udhetaret.
Edmond Basha thote per gazeten Shqip se te gjitha prerjet e biletave kane qene vajtje-ardhje dhe nga njerez qe thjesht duan te prekin endrren e realizuar duke lene pas ankthin e radheve dhe dokumenteve pafund qe kerkoheshin me pare per marrjen e nje vize ne pasaporte.
Ne agjenci te tjera levizjet nuk kane nisur ende. Tragjedia e autobusit te linjes Tirane-Athine e ka zbehur atmosferen festive dhe terhequr disi qytetaret qe te kontaktuar thone se patjeter qe do e shijojne lirine e kufijve te rrezuar. Qytetare te ndryshem shprehen dhe se cmimet e larta per biletat qe ofrojne kompanite e lundrimit dhe te fluturimit do ti mbajne larg shijimit te tokes se enderruar europiane.
Kam gjashte vjet qe nuk e shoh vajzen me sy dhe shyqyr qe erdhi kjo dite po cmimet e biletave jane te larta. Per mua nuk jane te perballueshme. Aq me teper qe duhet te kem dhe euro me vete. Do te pres edhe ca per te shkuar te vajza ne Greqi thote Hatixhja ndersa del e deshperuar nga nje prej agjencive detare qe ndodhet ne afersi te Terminalit te Trageteve te portit. Punonjesja e agjencise pohon padashur te jape emrin per shkak dhe te marredhenies se punes me kompanite e udhetimit se cmimet e biletave te trageteve dhe avioneve jane relativisht te larta.
Pertej ketij shqetesimi agjentet turistike dhe ata te udhetimeve deklarojne se ne ditet ne vazhdim e kryesisht ne fillim te muajit te ardhshem pritet nje fluks ne rritje e atyre qe presin biletat per te shijuar lirine e te udhetuarit vetem permes pasaportes biometrike ne zonen Shengen.